Dioguardi sulmon ashpër Berishën: Në ’92-n iu luta të krijonte një sistem si në SHBA, por ai donte të kontrollonte gjyqtarët dhe ndaj është gjithë ky korrupsion

14 Nëntor 2016, 19:39Politika TEMA

Ish-kongresmeni amerikan Joseph J. Dioguardi, një mbështetës i fortë i Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, ka sulmuar ashpër Sali Berishën.

Ai thotë se Berisha ka bllokuar reformën në drejtësi.

“Në Shqipëri do të mbajnë një Samit të Diasporës. Jam i lumtur që po përpiqen të bashkojnë njerëz nga e gjithë bota. Por çfarë është gjëja kryesore që Rama kërkon t’u thotë të gjithëve në atë samit? Ejani dhe investoni në Shqipëri.

Ai duhet ta dijë se shqiptarët kanë investuar tashmë dhe kanë humbur shumë para. Ata nuk mund t’u besojnë gjykatësve, nuk mund t’i besojnë sistemit të drejtësisë. Më në fund ata thonë se do të kenë reformë në drejtësi. Berisha e ka bllokuar gjithmonë reformën në drejtësi.

Ai mund të jetë edhe më keq se Rama, me aq sa di unë. Unë nuk kam qenë më atje prej vitesh dhe nuk dua të përfshihem në politikat e tyre. Përderisa nuk zhdukni korrupsionin, si mund t’u kërkoni shqiptarëve të diasporës që të vijnë e të investojnë”, thotë ai në një intervistë për Mapo.

Më kujtohet kur shkova në Shqipëri për të ndihmuar Berishën që të zgjidhet dhe të rrëzojë sistemin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dy herë. Herën e parë në vitin 1991 dhe unë drejtova delegacionin e monitoruesve të zgjedhjeve dhe ne e dinim se zgjedhjet nuk ishin të drejta sepse komunistët kontrollonin gjithçka, edhe median.

 Zëri i Popullit shkruante vetëm për Ramiz Alinë. Unë u ktheva dhe i tregova kongresmenit Lantos se ato zgjedhje nuk ishin të mira. Dhe ne thamë se zgjedhjet duhen mbajtur sërish. Departamenti i Shteti ra dakord me mua. Delegacioni i ish-kongresmenëve që unë drejtoja së bashku me ish-kongresmenin Bigna, gjithashtu.

 Ajo që ndodhi pastaj, është se ata thanë zyrtarisht që zgjedhjet nuk ishin të mira dhe duhen mbajtur sërish. Dhe ne na u desh të ktheheshim sërish në vitin 1992.

Çfarë i thashë Berishës kur u ktheva për së dyti? Të lutem zoti Berisha, të lutem krijoni një sistem politik si në SHBA. Mos u mundo të miratosh një kushtetutë ndryshe.

 Bëj të njëjtën gjë si ne. Jo. Ai kishte idetë e tij. Ai donte të kontrollonte gjykatësit dhe sistemin e drejtësisë dhe tani ndodh që ka gjithë atë korrupsion.

 Sepse njerëzit thonë mund të marrim një avokat për një copë letër që na duhet dhe paguajnë gjykatësin që ta marrin atë copë letër dhe ky quhet korrupsion”, vijon më tej ai.

13 komente në “Dioguardi sulmon ashpër Berishën: Në ’92-n iu luta të krijonte një sistem si në SHBA, por ai donte të kontrollonte gjyqtarët dhe ndaj është gjithë ky korrupsion”

  1. Populli says:

    Shpejt je kujtuar Plako. Me ben cudi fakti se duhej 25-vjet qe Diogardi te kujtohej! Goxha burre ky Diogardi, ka 25-vite qe nuk e ze gjumi per Shqiperine.

    1. Edkari says:

      Socialkomunistet shqiptar ne ate kohe gjeten nje foto ku Josef Dioguardi
      pozonte me nje arme automatike ne dore dhe e publikuan foton me
      dicituren-ja miku Sali Berishes dhe PD-se.

    2. Saba says:

      Ky shoku po na tregon ujkun kurse na kerkojm gjurmet kur ndonjeher do tju hapen syt shqiptarve a ka vend me te korruptuar mere njerz se ky vend esht gjyna tu thush politikan ktyere banditeve asgje sen u thuash pervec se bandit binduni njer e per gjithmon e katandisen vendin.

  2. Peco says:

    Me thene te drejten ketij Dioguardit as qe mund ti besohet ne ato qe thote. Ai eshte i gatshem ti sherbej kujtedo me pagese. Eshte thjesht avokat. Nuk mund te thuash qe nuk e do shqiperine, por ama jo me teper se parate. Rron ne kete menyre.Eshte thjesht nje mikro-Podest. Idealizmi eshte i pakuptimte per te. Por nese do te vijonte per here te trete te mbeshteste nje rikthim te Berishes, atehere vlerat e tij do te shkonin me shpejtesi drejt zeros.pp

  3. QYTETAR says:

    I DINE TE GJITHA DHE BENIN SEHIR ??? NDOSHTA KANE PRITUR QE BERISHA TE BEJ AUTOKRITIKE DHE TE DOREHIQET . GJITHESESI POPULLI SHQIPETAR DUHET TI NDESHKOJ VETE QEVERITARET E SAJ DHE JO TE PRESI NGA AMERIKA .

  4. Zigur Qarri says:

    Me pagese apo pa pagese,Dioguardi ka bere aq shume per kombin shqiptare,aq sa i ka lene vetes te mbesi ne
    historine shqiptare si mik ne dite te veshtira.
    Peco,edhe politikanet tane paguhen nga takspaguesit shqiptare,por…!

    1. Tefik Saiti says:

      Te lumte vella e tregoju disa shqiptareve te dallojne te bardhen nga e zeza se dikush sy ka por spo sheh mire . qe Z.Diogardi te jete pergjithmone i nderuar nga KOMBI shqipetare.

  5. Kooperativisti says:

    Dioguardi eshte heroi i shqiptareve ne 50 vitet e fundit.por arrnauti eshte popull qe nuk ta di nderen.dioguardi duhet. Ta dije se shqiptaret jane popull qe punojne pa para me aksione falas dhe jane skllever me shekuj,keshtu kan ndertuar dhe socializmin me pune pa para dhe aksione.arrrnavuuuut

  6. LORA says:

    E vetmja gje qe mesoj nga ky lajm eshte se dioguardi qenka pergjegjes komplementar me rajersonin ne historine e instalimit te shtetit gangster te mortjemadhit brekedhjere.
    Per hir te se vertetes zgjedhjet e vitit 1991 jane me te drejtat deri me sot, qe e nxoren rezultatin brenda nates ,31mars -1 prill 1991,vetem me numerim manual dhe telefonat e centralet e asaj kohe.Shqiperia e asja kohe nuk e njihte fare teknologjine kompjuterike te procesit zgjedhor.
    Dyshoj fort qe ky dioguardi duhet te kete gisht ne organizimin e masakres se 2 Prillit ,ne Shkoder,,,,masaker qe u mori jeten Kater Djemve e qe ndertoi alibine e vjedhjes se zgjedhjeve nga komunistet dhe ate te ” nevojes” se nje pale zgjedhjeve te tjera ne krye te nje viti,,,te atyre qe ngulen ne fron dr.mortjen,,,duke fundarepsur ne hi shtetin e shqiptareve.
    Vafsh ne ferrin e mallkimit te shqiptareve o marifetciu dioguardi,,,,I kararit “dallendyshe ,ktheje ndryshe”.Kobi berisha qenka edhe produkti yt.Ja kjo ka qene “dashuria” dhe investimi I juaj kriminal per Shqiperine dhe shqiptaret.

  7. Pandi says:

    Ky Diogardi manovron mire per te xhvatur para dhe per te ngrene darka e dreka me ata shqiptare qe jane rreth tij. Ju desh 26 vjet dhe tani te thote se cfare i ka thene Berishes. Ju qe e beni mik te math te shqiperise ,na thoni car ka ber ku dhe kur ka vepruar opo ka bere mbledhje. Shqiptaret dine car te bejne nuk duan mend ata duan ndihme me akt konkret.

  8. bob says:

    Z.Diog
    Paske detyruar ata qe fituan te perserisin zgjedhjet dhe pastaj me 2 here TE LUTEM Sali krimineli nuk te paska degjuar qe ta bente Shqiperine si Amerika???

  9. dinjiteti says:

    E dime,dime dhe shume gjera te tjera per PELICILINEN,pyetja shtrohet si mund te shpetojme nga ky ANTISHQIPTARE,,

  10. Emigranti SHBA. says:

    Falemnderit zoti Diguardi qe, ke punuare e punon bashke me SHerlin, per te miren e popujve te Ballkanit e ne vecanti te shqiptareve. Berisha ska dashure kure qe sistemi i drejtesise ne SHqiperia, te behej si ne Amerike, se po te behej i tille, ai skishte mundesite emeronte ke te donte, drejtesia te bente ashtu sice ai deshironte. Fakti qe ndaje Saliut , ka me dhjetra padi penale dhe ai, seshte thirure asnjehere ne organet e hetimit dhe gjukimit, deshmone me se miri, se si drejtesia shqiptere, mere dhe sbatone urdherat e tije.Kure eshte tentuare qe te veproi me drejtesi e ka penguare. Ka raste me faglarande, kure urdheroi vrasesist e kater qytetareve paqesore ne bulevarde te mose iparaqiteshin ne prokurori, per zbardjen e vrasjeve, jo vetem qe i urdheroi te mose shkonin ne prokurori, pore kryeprokuroren e quajti lavjere bulevardi. Vetem drejtesia amerikane dhe vetingu qe po e pengon me te gjitha menyrat, dote munde ta vere ne bangen e te akuzuarit kete antishqiptare, i cili e coi drejetesine ne degjenerim , kalbezim dhe te kooruptuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje