Elvana Gjata shtatzënë! Raporte të "ngrira" me Flori Mumajesin, i dashur i ri jashtë Shqipërie?!

14 Nëntor 2016, 14:36Lifestyle TEMA
Elvana Gjata shtatzënë! Raporte të "ngrira" me Flori

Portale të ndryshme online kanë muaj që flasin për shtatzëninë e Elvana Gjatës, por vetë këngëtarja nuk ka folur asnjëherë publikisht, derisa mbrëmjen e së dielës, Lori Hoxha, trashëgimtare e “Top Channel” publikoi një video që fokusohej vetëm në barkun e Elvanës.

Një “emoji” me zemër, vërtetoi edhe më shumë faktin se këngëtarja pret të bëhet nënë. Në fakt, një lajm i tillë konfirmohet për “Express” edhe nga këngëtarë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë raporte të ngushta me Elvanën.

Elvana ka dashur ta kalojë e qetë këtë moment, ku edhe gjatë verës nuk është parë të këndojë në asnjë koncert apo klub nate, duke anuluar kështu të gjitha koncertet e verës.

Këngëtarja bukuroshe, shumë hermetike me mediat për jetën e saj private, nuk ka folur asnjëherë publikisht për lidhjen e saj, edhe pse mediat prej kohësh kanë shkruar për marrëdhënien me Flori Mumajesin.

Ky i fundit pak ditë më parë në “Instagram”, postoi një video me barkun e një gruaje shtatzënë dhe një telefon me muzikë mbi bark. “Emocionuese, deri në ngjethje. Më mirë ta njohë botën nga jashtë që tani me muzikë”, shkruante Flori.

Kontaktuar nga Express, menaxheri i Elvana Gjatës, Andy Gramm, mohoi që këngëtarja të jetë shtatzënë.

Burime për gazetën Express flasin për një ftohje të raportit mes Elvanës dhe Flori Mumajesit. Njerëz të afërt pranë saj, thonë se këngëtarja jeton më së shumti jashtë Shqipërisë, ku mendohet se ka një lidhje dashurie me një djalë tjetër, që nuk është Flori Mumajesi. Për këtë shkak, këngëtarja nuk është parë shpesh në studion e produksionit muzikor që menaxhohet nga Flori Mumajesi. Vetë grupi “Threedots” mundohet të mbulojë ftohjen mes palëve.

Mes lajmeve të shumta që po qarkullojnë për shtatzëninë e Elvanës, urojmë që këngëtarja të reagojë për të zbuluar të vërtetën, nëse është e vërtëtë që pret të bëhet nënë, dhe mbi të gjitha, kush është babai i fëmijës. Megjithatë, fotot nga darka në biznesin e saj “Altar”, flasin shumë!  (Express)

2 komente në “Elvana Gjata shtatzënë! Raporte të “ngrira” me Flori Mumajesin, i dashur i ri jashtë Shqipërie?!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Media, kur te le shtatzane.. Elvana zbulon se eshte shtatezane nga media Albanistane..

  2. Simpatike po e shkurter shum me duket ne foto 1meter e gjys femen ma mir te shquhet per keng se per modele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje