Dy adoleshentë rusë kanë transmetuar direkt në “Periscope” momentin kur u përplasën me armë me policinë dhe vetëvrasjen e tyre.
Videoja që ka shokuar shikuesit më pas është fshirë nga rrjeti, duke lënë vetëm disa fragmente nga momenti i përplasjes me policinë.
Një 15-vjeçar i quajtur Denis dhe e dashura e tij Katya nisën të qëllonin me armë pa shkak.
Kur erdhi furgoni i policisë nisën të qëllonin edhe ndaj tyre.
Fjalët e tij të fundit ishin “Mos u mërzisni, do largohem me stil”, dhe më pas qëlloi veten me pistoletë.
Të njëjtën gjë bëri edhe e dashura e tij Katya pak sekonda më vonë.
Policia gjeti armë, dollarë dhe disa fishekë e saçma në banesën e tyre.
Nuk dihet arsyeja që i çoi të rinjtë në vetëflijim.