Tahiri, kritika këngëtarëve: Mos u mburrni me me armë dhe muskuj, promovoni kulturën...

15 Nëntor 2016, 10:53Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri teksa bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë një aksion për mbledhjen e armëve pa leje në të gjithë Shqipërinë, nuk la pa shigjetuar dhe këngëtarët, të cilët në videoklipet e tyre kanë përfshirë dhe armët.

“Në çdo konflikt qytetarët gjejnë një armë dhe zgjidhjes se konfliktit. Kjo vjen për shkak të thjeshtësisë për të gjetur një armë dhe tjetra është sistemi i drejtësisë dhe i detyron qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

Punonëjsit e policisë do shkojnë në çdo shtëpi në të gjithë Shqipërinë, për të

komunikuar me qytetarët dhe për të krijuar shtegun ligjor që të dorëzohen armët e paligjshme. Ky është vetëm fillimi i një pune shumë të madhe. Kërkon kohën e vet, por na duhen shumë energji, që nesër të kemi një të ardhme më të mirë.”­ u shpreh Tahiri.

Ndër të tjera, ministri Tahiri kritikoi këngëtarët shqiptarë që shfaqen me armë në dorë përpara publikut, duke u bërë thirrje që të promovojnë dijen dhe kulturën dhe jo forcën e muskujt.

“Të rinj apo të reja shpesh herë artistë, akoma më shpesh këngëtarë i shfaqen publikut

me armë në dorë. Ky është një problem jo i vogël i shoqërisë, për sot dhe gjithçka duam të bëhemi nesër. Promovoni modelet pozitive të ndërtuarit të një jete më të mirë, larg

dhunës së çastit, larg mburrjes me muskuj, me armë, të promovoni dijen dhe kulturën.”­

deklaroi ministri Tahiri.

3 komente në “Tahiri, kritika këngëtarëve: Mos u mburrni me me armë dhe muskuj, promovoni kulturën…”

  1. skorpionsi says:

    portokallia rasti me konkret……

  2. Andreas says:

    O Saje, harrove tu thuash te rinjve qe te mos mbajne floke te gjata dhe pantallana te ngushta tubo!

  3. Agron says:

    Ne Amerike cdo shtepi ka te pakten nje arme !! Ne Zvicer gjithashtu ! Izraeli po e po !!! Nuk kuptoj pse ne duhet ti ndalojme !!Me mire eshte te regjistrohen dhe te obligohet gjithesecili perkundrejt nje pagese vjetore dhe te kontrollohen armet cdo vit per mirembajtjen.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje