Ai ishte një prej tërmeteve më të fuqishme që kanë rënë në Tokë, por ka teorira të shumta lidhur me shkakun.
Një “gjahtar alienësh” në Zelandën e Re mendon se kanë gisht jashtëtokësorët.
Ai ka filmuar disa drita të fuqishmë në qiell para tërmetit.
Këto drita sipas tij janë shfaqur edhe në kulmin e tërmetit.
Tyler Glockner thotë se shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim për to.
Glockner thotë se dritat janë shfaqur edhe në tërmete të mëparshme.
“Është e çuditshme. Dritat nuk kanë vijimësi dhe shfaqen në momente të çuditshme, siç ishte ky tërmet. Besoj fuqimisht se kanë gisht alienët dhe ata e kanë shkaktuar tërmetin”, thotë neozelandezi.