Zululand / Nano: Diversiteti fetar është një problem për shqiptarët; Sytari: Jo, Zoti na ka bekuar me diversitetin fetar

15 Nëntor 2016, 20:21Sociale TEMA
Zululand / Nano: Diversiteti fetar është një problem për

Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano kish ftuar Muhamet Sytarin, myftiun e Shkodrës. Sytari përsëriti edhe njëherë kritikën që kish bërë në një televizion lokal, se arrestimet e disa myslimanëve me akuzën për terrorizëm para ndeshjes Shqipwri-Izrael nuk duheshin bërë në atë mënyrë që u bënë, sepse klima që krijohet në rrethana të tilla është anti myslimane.

Më pas, biseda vijoi me keqleximet – ky ishte termi i përdorur nga i ftuari, “keqlexim” – që disa myslimanë i bëjnë Kuranit dhe doktrinës islame. Sipas Sytarit, terroristët e radikalët nuk janë myslimanë, ndonëse veprojnë e sillen në emër të Islamit. Këtu ndërhyri dhe Nano, duke i thënë se “nuk është e drejtë që t’i bëni dalje këta njerëz, pasi janë tuajët”, dhe pas kësaj të dy ballafaquan idetë me njëri-tjetrin.

Në fund ata debatuan lidhur me faktin, nëse diversiteti fetar e ndihmon apo e penalizon një komb në ecurinë e vet. Sytari mbrojti idenë se “ne shqiptarët jemi të bekuar që kemi shumë fe”, ndërsa Nano mbrojti tezën se diversiteti fetar është një gjë që na ka penguar. Dhe ne duhet të bëjmë mos të mësojmë të merremi me këtë problem tonin në mënyrë që zvogëlojmë dëmet, tha në thelb moderatori i Zululandit.

“Një nga mënyra për të zvogëluar dëmet është forcimi i tolerancës ndërfetare”, ia bëri ai. Kjo tezë u mbështet fort edhe nga Muhamet Sytari, i cili vuri në dukje përpjekjet që bëhen brenda komunitetit mysliman për ta forcuar bashkëjetesën mes feve në Shqipëri.

8 komente në “Zululand / Nano: Diversiteti fetar është një problem për shqiptarët; Sytari: Jo, Zoti na ka bekuar me diversitetin fetar”

  1. Arben says:

    Tekstet per te cilat flet ky jane te shumellojshme. Nje nga problemet eshte qe vete profeti I tij ka zhdukur komunitete te tera kur ka qene puna per te perhapur fene e tij. Si tja besh me gjithe ato tekste qe tregojne se Muhameti nderronte fjalet e zotit nga te frynte era dhe vriste e priste kur I leverdiste per te forcuar pozitat e tij. Ky muhabeti I ndeshjes se futbollit eshte tjeter forme e hipokrizise te Sytarit. Keta I ka kapur policia te armatosur duke planifiukar akte terroizmi. Cfare te bente policia qe te mos cenonte Myslimanet -tu jepte nga nje shperblim apo decorate qe po planifikonin akte te tilla? Ne fund te fundit flet dhe agresitiviteti I ketij cope qe I duket vetja si nje bos I vogel Arab dhe kerkon te mbroje pronen e tij te vogel.

  2. Fetar eshte ai qe han djath Feta says:

    O qenefa islamik,
    Keni harruar me e permend se ne kete diversitet jane edhe 90% te Shqiptareve qe jemi te pafe…..dhe nuk ua rrasim fare diversiteteve te juaja virtuale ne nje force muhamedaonkrishtere…….

    Po kujna po i rruhet per muhamed pedofillin more qenefa islamik…ose per krisht peshkatarin qe u marrr me peshkim?!?!?

    1. cane says:

      Komentin e ke te mire e me pelqen.Emrin qe i ke vene vetes nuk arrij ta kuptoj.Jane te rralle ata qe nuk hane djath feta.????

  3. Qifi says:

    Ky eshte isis duhet arrestuar, e ka emri Klodi pastaj pasi u radikalizua u be muhamed. Ky njeri i shkolluar ne siri eshte pro linjes ekstremiste radikale. Eshte turpi shkodres dhe turpi shqiperise.

  4. Brahoo says:

    Nano, ne 30 minuta nuk bere nje pyetje qe te kishte kuptim debati o diskutimi.

    Nje pyetje,pse gjithe keta shqiptar qe shkojn dhe luftojn ne Siri ? Kush jan ? Kush i shtyn ? Kush mban pergjegjsi ?

  5. Denis S says:

    O Mero mos u merr me kete monstren se ky eshte i lidhur koke e kembe me talebanet dhe xhihadistet. Po te kishte shtet ky tipi dhe disa tjere ne shkoder duhet te ishin ne burg.

  6. says:

    Të varfërit kanë fe.

  7. katoliku says:

    Islami nuk do te shuhet Kurre qente veten lehin neper Portale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje