Klosi: Licensimi I psikologëve, pas rregjistrimin në “Urdhër”

16 Nëntor 2016, 19:23Sociale TEMA
Klosi: Licensimi I psikologëve, pas rregjistrimin në

 

Nga Universiteti Aleksandër Xhuvani në Durrës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nisi procesin e ngritjes së “ Urdhrit të Psikologut”. Si cdo profesion tjetër, edhe ky profil do të jetë i grupuar dhe rregulluar nën këtë urdhër.  Psikologët  që shërbejnë në sektorin public apo privat, duhet të jenë të rregjistruar nën këtë urdhër për të patur të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia dhe nevoja për të patur më shumë të pranishëm në shkolle, kopshte, qëndra, apo në komunitet psikologë dhe punonjës socialë.

Duke cilësuar historike për fushën e shërbimeve, ngritjen e dy urdhërave, atë të psikologut dhe punonjësit socialë, ministri theksoi se

po I ndërtojmë të dyja këto urdhra paralelisht pasi e ndjejmë që gjithë përpjekja jonë ka shumë nevoj për psikolog të kualifikuar, e gjithë përpjekja jonë ka nevoj për psikolog të licensuar. Komunitetet tona duhet të njohin dhe vlerësojnë profesionin, njohin dhe vlerësojnë aftësine tuaj, të njohin dhe vlerësojnë urdhrin tuaj, një urdhër I cili do të siguroj një vokacion më të madh të psikologëve, të punonjësve social në vendin tonë.

Me fuqinë që më jep ligji unë si ministër I Mirëqenies Sociale nis nga sot dhe sigurisht nxis këtë proces të gjatë dhe të plotë të reformës dhe brënda strukturës menaxheriale të këtij grupi profesionistësh që nis sot me Urdhrin e Psikologut dhe vazhdon me Bordin e Psikologut. Mendoj që është një moment që realisht do duhet parë me shumë vëmëndje në gjithë Shqipërinë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje