Ky është momenti kur një person ndalon automjetin e tij për të tërhequr para nga një bankomat në anë të rrugës.
Por, duket se ka harruar diçka mjaft të rëndësishme: Frenat e dorës.
Në videon e kamerave të sigurisë, duket momenti kur makina nis të lëvizë vetë dhe kur pronari e kupton, është ndërkohë shumë vonë.
Ai shihet teksa e ndjek atë duke u përpjekur ta ndalë, por pa ia dalë dot mbanë.