E Majta e Re e Tiranës

15 Nëntor 2016, 21:40Sociale TEMA

25 vjet nga rënia regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri ekziston një e Majtë e Re. Një që s’ka të bëjë as me diktaturën e vjetër, as me partitë qeveritare. Pikëtakimi i tyre është “Social Center”. Partitë e ekzistuese e vëzhgojnë këtë lëvizje, sepse e ndjejnë gjithnjë e më shumë si kërcënim, njofton radioja publike gjermane (“Deutschlandradio Kultur”).

Tirana, një qytet i rrethuar me kodra, shumë trafik, shtëpi me ngjyra. Aty diku gjendet “Social Center”, një shtëpi e vogël për një familje, në një lagje banimi. Këtu është aktiv 30-vjeçarja Deni, ajo punon për një organizatë suedeze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe e llogarit veten si pjesë të së Majtës së Re. Prej vitesh ajo lufton, veç tjerash, kundër privatizimit të universiteteve.

“Kemi filluar t’i informojmë studentët mbi ligjin e ri dhe njëkohësisht kemi mbajtur tubime publike. Atje po ashtu kemi filluar të flasim për Universitetin që duam dhe jo vetëm për atë se çfarë dëmi mund të bë ligji. Kemi pyetur veten: cila mund të jetë alternativa, që mund ta ndërtojmë së bashku?”

Shumë të rinj iu bashkuan Denit dhe shokëve të saj. Qendër dhe pikëtakim i të Majtës së Re në Shqipëri është “Social Center”.

“Është për të qeshur, në fillim njerëzit merreshin me thashetheme, pyesnin se ç’ishte ajo shtëpi, ç’po ndodhte aty. Disa mendonin se ishte shtëpi publike, të tjerët kujtonin se ne ishim një bashkësi fetare. Pastaj ata panë fytyrat tona në televizion, për shembull kur raportohej për protestat. Tani ata janë shumë të përzemërt, fqinjët janë vërtet të sinqertë. Nuk bëjnë gjë kundër nesh, nuk ankohen për zhurmën, sepse nganjëherë bëjmë tepër zhurmë”.

Jo të gjithë janë kaq të përzemërt.

“Policia është punë tjetër: sidomos kohëve të fundit kemi qenë aktiv në shumë protesta. Jemi një nga grupet që në çdo protestë qëndrojnë në rendin e parë – si organizatorë apo si pjesëmarrës. Por nuk kemi frikë, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Gjithçka filloi para pesë vitesh, kur për shkak të një afere korruptive u vranë së paku tre opozitarë. Supozohet me urdhër të qeverisë së atëhershme.

“Ky ishte një nga momentet kur kishe ndjenjën se nuk je askush. Mund të të bënin gjithçka, të plaçkitnin, të vrasin në rrugë dhe askush nuk do të pyeste mbi drejtësinë sociale. Sepse ty s’të përfaqëson askush, sepse për ty nuk interesohet askush”.

Atëbotë shumë njerëz ishin të dekurajuar, por jo të rinjtë e “Social Center”.

Një prej tyre është Bora. Kjo studente 24-vjeçare kalon shumë kohë këtu. Diskutimet politike, si ky që po zhvillohet sonte, janë të popullarizuara, thotë ajo. Ky është vendi i vetëm në Tiranë ku zhvillohet diçka e tillë.

“Nuk organizojmë vetëm takime në Social Center, por punojmë edhe në Universitet dhe organizojmë protestat e studentëve kundër reformës së sistemit të lartë arsimor dhe zhvillojmë intervista mbi kushtet e punës në fabrika të ndryshme. Tashmë 24 orë në ditë jemi të zënë me këto punë, jo vetëm me Social Center. E gjithë kjo nganjëherë është mjaft e komplikuar, por së paku njëherë në javë organizojmë diçka këtu”.

Ata organizojnë mbrëmje në të cilat emitohen filma, angazhohen për të drejtat e punëtorëve të fabrikave, diskutojnë për teoritë e majta, organizojnë ndeja. Por me të kaluarën e errët nën regjimin e Hoxhës, i cili orientohej nga Stalini, ata s’duan të kenë punë.

“Stalinizmi sillte centralizim, represion, shkelje të të drejtave të njeriut. Çfarë kishim atëherë në Shqipëri ishte diktaturë”.

Popullsia e Shqipërisë sot vuan para së gjithash nga pasojat e privatizimeve dhe korrupsionit. Mes tjerash për këtë arsye për Denin – një majtiste e re e orëve të para – Social Center është një kundërpol që nuk mund të injorohet.

“Viteve të fundit jemi bërë protagonistë të mendimit publik, me neve duhet të llogaritet dhe aksionet tona kanë jehonë. Mediat interesohen për ne dhe për atë se çfarë po bën e majta këtu. Ka një kërkesë për fytyra të reja, zëra të rinj, artikulim të ri”.

9 komente në “E Majta e Re e Tiranës”

  1. ida says:

    sot eshte e majta e lali erit dhe ndyresirave si ai

  2. ?? says:

    Ti rrush toçin lali Erit

    1. Grigor says:

      Keta jane anarkiste qe ne Perendim i quajne protestues profesioniste. Jane gati te protestojne se pse patatja mbillet ne toke.
      Sa per reformat qe ben qeveria, gjithmone do kete protesta se reforma pa tjeter qe prek dike.
      Megjithate, nuk eshte shenjeve keqe. Eshte pjese e civilizimit te popullit, sepse na mbeten katunarët qe tere mengjesin ne kafe bejne allishverishe dhe mendojne vetem se ku do hane dreken.

  3. majtaz says:

    Pirdhuni ju injorant klyshet e vv ne tiran qe paguheni me rrjep ca ka mbet verdall far e keqe veremlinjsh

  4. corape kuqi says:

    Edi rama mund te jete cdo gje pervec i majte

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po pse mer ti, a nuk ishte edhe “Mjafti” mender e Majta e Re? Keta te rinjte gjoja krijojne nga nje organizate te majte, a te mjafte e pastaj drejt e ne Bashki, Qeveri, OKB, Fondacioni i Sorosit, etj. etj.

  6. kesulkuqja says:

    ju te ksaj Temes i paskeni ba reklam fundamentalistve vevtvendoso-marxisto-otomano-arab, asnji koment skeni leju per ket lali denin kokkuqen

  7. VALONA says:

    ESHTE SHKRIM I PAGUAR PER TE VIJESUAR PROJEKTE DHE ZHVATUR PARA NGA DONATORET E HUAJ QE I BESOJNE NAIVISHT KETYRE LLOJ SHKRIMEVE. GJITHSESI LE TE JETE EDHE KJO QENDER POR ZOR SE E MPOSHT DOT TE MAJTEN E GRAMOZ RUÇIT (TMERR AKOMA ESHTE NE XHIRO POLITIKE KY NJERI ME ARSIM TE LARTE ISH SHKOLLEN E PARTISE KOMUNISTE, SHEMBELLTYRA MOSTER E DIKTATURES) DHE TE LIKE FLORIRIT QE ESHTE BERE ANETAR ME TESER PARTISE KOMUNISTE NE MOSHEN 13 VJECARE. LE TE MEREN ME HEDHJE VEZES E DOMATESH KETA TE RINJTE E SOCIAL CENTER SE ATE DINE TA BEJNE SHKELQYESHEM.

  8. Uns says:

    Me ato sixhadet ulir këmbëkryq, me ngjajnë shume me xhonturqit e rinj qe te re kishin vetem moshen, se menja ishte akoma otomane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje