Një çift adoleshentësh rusë, të cilët prej tri ditësh ishin larguar nga shtëpitë e prindërve dhe qëndronin të fshehur, janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me policinë.
Dy 15-vjeçarët, një djalë dhe një vajzë, kanë transmetuar nëpërmjet livestream në profilet e tyre në rrjetet sociale, momentin e konfliktit me policinë si dhe vetëvrasjen e tyre.
Autoritetet thanë se pas një konflikti prej disa orësh, në mbrëmje ata nuk kishin dëgjuar më të shtëna dhe vendosën të hynin brenda shtëpisë, ndërsa gjetën të vrarë me shenja plumbash në trup, dy adoleshentët.
Sipas tyre, dy adoleshentët kishin patur më parë një konflikt në familje dhe për këtë arsye ishin larguar nga shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, vajza kishte postuar edhe një status në profilin e saj, ku thoshte: “Unë iu kam dashur të gjithëve ju. Por, ju nuk e kuptuat se si ma shkatërruar mendjen dhe jetën.”