Kryqëzmi i një rruge në qytetin Fukuoka në Japoni, bëri xhiron e rrjetit një javë më parë, kur asfalti u “gllabërua” nga një gropë e hapur papritur.
Pamjet tronditëse u shpërndanë kudo në rrjetet sociale, por së fundi qyteti duket se kërkon të tërheqë sërish vëmendjen.
Këtë herë, duke treguar se si brenda vetëm një jave, rruga u riparua plotësisht dhe është sërish funksionale.
Në videon e publikuar, tregohet puna intensive e kryer gjatë shtatë ditëve të fundit, e cila mund të shërbejë edhe si një shembull për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizave, kur ekziston vullneti dhe dëshira për ta bërë këtë.