Sekretari i ardhshëm i Shtetit paralajmëron Rusinë: Nuk konkurroni dot me ne!

16 Nëntor 2016, 13:09Bota TEMA
Sekretari i ardhshëm i Shtetit paralajmëron Rusinë: Nuk

Ardhja e Donald Trump në krye të SHBA-së duket se do të zbuste tensionet me Rusinë.

Por ndoshta diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Personi që shihet si sekretari i ardhshëm i Shtetit, Rudy Giuliani, ka paralajmëruar Rusinë.

“Nuk konkurroni dot më ushtrinë tonë, ndaj mos u përpiqni”, ka deklaruar ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.

“Rusia mendon se është një konkurrent i fortë ushtarakisht. Por në fakt nuk është aspak. Rusia mendon se është e fuqishme pas administrata Obama nuk ka dashur të tregojë forcën e vërtetë të ushtrisë sonë”, deklaroi Giuliani.

Giuliani më tej i zbuti tonet duke thënë se SHBA e Trump ka si qëllim të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë dhe të kenë marrëdhënie tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje