Një humbje që i dhe FSHF-së...

17 Nëntor 2016, 16:41Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

“Tifozat Kuq e Zi” kanë vendosur që të bojkotojnë kombëtaren shqiptare në të gjitha sfidat që do të luajë në shtëpi, për shkak të terrorit që ndaj tyre është ushtruar në ndeshjen e fundit (dhe jo vetëm) që u zhvillua në “Elbasan Arena” kundër Izraelit. Personalisht mendoj dhe i mbështes në këtë vendim që ata kanë marrë i cili duket më e pakta që ata mund të bëjnë si kundërpërgjigje ndaj dhunës.

Ata ishin njerëzit që u torturuan më së shumti në atë takim duke u detyruar që të futen në stadium për rreth 4-orë përpara se të niste ndeshja. U torturuan nga ana e punonjësve të policisë duke i bërë një kontroll të imtë, a thua se ishin terroristë dhe jo tifozë. U torturuan duke qëndruar në rradhë të gjata, të futur mes disa skelave, ku për një tifoz duhej minimalisht 5-minuta që të kalonte. U torturuan nga shiu dhe i ftohti atë ditë në Elbasan vetëm për një qëllim, për të mbështetur kombëtaren e tyre të zemrës, Shqipërinë!

A e meritojnë atë një sjellje të tillë shtetërore? Abosolutisht që jo!

A është normale t’i trajtosh tifozat e t’u si terroristë, vetëm për dënglat e një kombëtareje që gjoja ndihej e kërcënuar nga sulmet terroriste?

A nuk ishin po këta tifozë që në Francë dhuruan një spektakël që bëri xhiron e mediave botërore?

A nuk ishin po këta tifozë që udhëtuan deri në Francë dhe u futën lirshëm nëpër stadiume dhe askush nuk i mori si terroristë?

Nese kishte një arsye që mediat e huaja shkruajtën që Kombëtarja Shqiptare duhet të qëndronte dhe më shumë në Europian, ishte vetëm fakti që kishte një tifozeri spektakolare.

E pra, për të huajt që nuk kanë shumë informacion për ne, ishim shembull, ndërsa në vendin tonë ata trajtohen si terroristë, duke u detyruar që të “zhvishen” para se të hynë në stadium.

Dhe jo më kot, në vendimin e tyre tifozët kanë vendosur që kombëtaren ta mbështesim vetëm atje ku ata respektohen.

Ky është një turp për të gjitha instancat e shtetit shqiptar, që një atmosferë festive siç janë ndeshjet e përfaqësueses, e kthejnë në një atmosferë frike sa herë një kombëtare e huaj ka dënglat e saj në ndeshjet që do të luajë në Shqipëri.

Ndaj, bojkotimi i “Tifozave Kuq e Zi” është një humbje e madhe, si për kombëtaren shqiptare, ashtu edhe për teleshikuesit që kënaqen nga atmosfera që ata krijojnë në shkallët e stadiumit.

Të humbësh tifozerinë më të zjarrtë do të thotë që në rradhë të parë se t’i si Federatë ke prekur fundin. Federata jonë asnjëherë nuk u ka dalë në krah; asnjëherë nuk i ka mbështetur tifozët në nismat që atë marrin; asnjëherë nuk i ka ofruar kushte komode, por vetëm i është përgjigjur me çmimet e kripura të biletave.

Pashë dhe reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që i bënte thirrje atyre që të ktheheshin në stadium pasi skuadra do të ngelej pa lojtarin e 12-të…

Nuk ishte gjë tjetër veçse një lutje e shpifur. Dhe hallin nuk e kanë tek ikja e tifozave, por për dëmin financiar që do t’i shkaktohet FSHF-së pasi do t’u ngelen biletat në dyqan!

TemA TV

 

8 komente në “Një humbje që i dhe FSHF-së…”

  1. enter"" says:

    Tifozeri leshi.
    Shume mire ua kane bere, ne rradhet e tyre ka barbare qe jane rrezik per publikun ne stadium.

    Kujt I plasi. Keta e moren vesh qe shqiperia I humbi te gjitha shancet per kualifikim dhe tani nuk do shkojne ne stadium gjasme me pretekstin e dhunes. Po te ishte ne vendin e pare shqiperia, do kishin shku me vrap.

    BRAVO POLICIA….

    1. Papa Jani says:

      Pidiksou vre bithekire i janulles

      ate eleΥΘeriskeΨi(1) ne bithe edhe ty….

    2. Argita_B says:

      Grekofil 300 eurosh, komento ne dorume greke se vetem vrer ke ne goje ne çdo koment. Fajin nuk e ke ti po e ka gazeta e Meros qe per nje klikim te faqja e saj shet dhe bythen dhe lejon prej vitesh komente ofendues si i yti me shok.

  2. FSHF says:

    na plasi, ne leket i marrim nga llotarite e jo nga ju o morra tifoze

    1. yp Xhixhi says:

      ? Ata nuk jane tifoze por “tifoze patriotike” ? Nje grusht gomeresh qe bejne patriotizem fshataresk neper stadiume! Na cane bythen!!! Mire do bejne te mos shkojne me ne stadium. Tamam RROTA CARI jane ?

  3. FSHF says:

    na plasi, ne leket i marrim nga llotarite e jo nga ju o morra tifoze…

  4. Dona says:

    Te bojkotosh kombetaren tende per siguri e rregull eshte budallallik.Ka kauza me te forta per te bojkotuar…..p.sh. shitjet qe fshf mund tu bej ketyre ndeshjeve……….ndoshta ky bojkot ka lidhje me keye te dyten porr hedhin shashka mbi policine per shpetuar veten maskarenje hajdut qe dhe sportin e kane kthyer ne biznes…

    1. ca po thu o Shabono says:

      DEBILE! Sporti eshte biznes moj tyryfycke ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje