I mituri abuzon me të afërmen 6 vjeçe, babai: E vras nëse s’burgoset

18 Nëntor 2016, 19:37Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para tri ditësh në Berat. Një vajzë 6-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kushëriri i saj 13-vjeçar.

Sipas A1 Report, vajza e mitur ka qenë duke luajtur me 13-vjeçarin në banesën e saj, në momentin që është abuzuar seksualisht nga ai.

Ajo ka njoftuar prindërit për ngjarjen, të cilët e kanë dërguar menjëherë te mjeku gjinekolog. Ky i fundit ka dalë në përfundimin se vajza është abuzuar seksualisht.

Prindërit e vajzës kanë bërë menjëherë denoncimin në Polici dhe kjo e fundit ka shoqëruar 13-vjeçarin  dhe më pas e ka liruar atë, duke vazhduar hetimin në gjendje të lirë.

Mirëpo, babai i vajzës, duke folur për mediat ka thënë se nëse nuk mbahet në burg 13-vjeçari, atëherë ai do ta vrasë atë.

2 komente në “I mituri abuzon me të afërmen 6 vjeçe, babai: E vras nëse s’burgoset”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    MJAFT ME,me kronika sunitocnjerzoresh nga Afghanistani…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje