Pak ditë më parë një zyrtar nga Kremlini tha në anonimat se Putin do të lërë presidencën për shkak të një sëmundje.
Por diçka e tillë është pjesërisht e vërtetë.
Ai do të largohet nga presidenca për shkak të përfundimit të mandatit dhe do të rikthehet në postin e kryeministrit, ku ka qenë edhe më parë teksa Medvedev ishte president.
E njëjta rokadë pritet të ndodhë sërish.
Dhe për të ruajtur fuqitë e tij, Putin po përgatit ndryshime kushtetuese që kryeministri të jetë sërish njeriu më i fuqishëm i vendit, pra po përgatit terrenin për të ruajtur fuqinë absolute të drejtimit të vendit.
Kompleksiteti i skenareve ndërkombëtare e bën të nevojshëm qendrimin e Putin në krye të Rusisë, ose të paktën kështu mendon presidenti rus.