Tragjedi në Indi, mbi 90 të vdekur nga dalja e trenit nga binarët

20 Nëntor 2016, 09:47Bota TEMA

Më shumë se 90 persona kanë vdekur ose janë lënduar rëndë, kur një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Pukrajan në Indi, njoftojnë mediat e huaja.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve është duke u zhvilluar, kurse dyshohet se numri i të vdekurve dhe të lënduarve mund të jetë edhe më i madh.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, rreth 100 km larg Knapur-it, qytetit të dytë për nga madhësia në Indi.

Ende nuk dihen shkaqet se pse treni ka dalë nga binarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje