Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka filluar procesi i votimit në të gjkithë Qendrat e Votimit në Bashkinë Kolonjë.
Të gjithë Qendrat e Votimit janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Kolonjës, që të t’i drejtohen qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Në këto zgjedhje përballen kandidatët Ilia Selfo i së majtës dhe Dritan Hajro i Partisë Agrare Armbientaliste për opozitën.