BATUTAT/ Rama shkon në Kolonjë pas fitores: Na futët në borxhe, Ilia rrinte me Nikon se ai ka paratë

22 Nëntor 2016, 17:01Politika TEMA

Pas fitores së zgjedhjeve locale në Bashkinë e Kolonjës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Ersekë për të falenderuar ata që votuan për kandidatin socialist, Ilia Stefo.

Gjatë fjalimit të tij, Rama nuk ka kursyer as batutat.

Ai tha para kolonjarëve se me këtë fitore e ka futur qeverinë në borxh, ndërsa bëri ironi edhe me zv.kryeministrin Niko Peleshi, i cili u përfshi në fushatën e Stefos.

“Që t’i japim diçka më shumë Kolonjës, atëherë duhet t’ia heqim Korçës”, tha Rama, duke iu drejtuar Peleshit.

“Edhe vetë Ilia Stefo thoshte nëpër takime, vij me Nikon se ai ka paratë”, shtoi Rama.

“Pas fitores fillon borxhi dhe ndaj Kolonjës kemi një borxh më të madh sesa e kishim.

Pas të dielës jemi në një borxh të madh me Kolonjën”, tha më tej Rama në fjalën e tij.


20161122-163332 by e-d21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje