VIDEO/ Gazetari provokon Ramën: Çdo thonit nëse Tsipras shkruante se Skënderbeu është gjysmë grek?

22 Nëntor 2016, 22:58Politika TEMA


Kryeministri Edi Rama deklaron për gazetarin grek Alexis Papahelas se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e mbetura pezull. Rama thotë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë më të mëdha se problemet politike. Duke folur për foton e Akropolit, kryeministri tha se me të nuk synohej që Athina të paraqitej si një qytet shqiptar, por shtoi se qëlloi që ishte një shqiptar që e mbrojti atë nga bombardimet.

-Zoti Kryeministër, faleminderit që ratë dakord për ta zhvilluar këtë intervistë. Faleminderit që erdhët. Më lini t’ju bëj një pyetje, pikë së pari. Si e shihni marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë në këtë pikë? 

Mendoj se, nëse e shohim në tablonë e madhe, është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Ka qënë e qartë, po ashtu, në strategjinë tonë për politikën e jashtme, që Greqia është partner strategjik me të cilin ne kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku dhe shumë gjëra për të arritur për një të ardhme më të mirë. Por, në të njëjtën kohë, duhet që hera-herës të zbresim te kjo tabloja më vogël, pasi ka dhe çështje të mbetura pezull dhe që në këndvështrimin tim kemi nevojë t’i zgjidhim me anë të dialogut, nëpërmjet bujarësisë e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe me bindjen e qartë se qoftë interesat e shqiptarëve e grekëve janë më të mëdha sesa ajo që mund të bëjnë këto çështje, që do të thotë të na ndalojnë të ndërtojmë sëbashku një të ardhme më të shkëlqyer.

-Më kujtohet një intervistë në vitin 2003, ju ishit kryetar bashkie asokohe dhe thatë diçka që më la mbresë. Ju thatë se problemi me vendet e tona të Ballkanit është se ka shumë histori. Më pas më kujtohet postimi që keni bërë në Facebook për një shqiptar që kishte shpëtuar Akropolin. 

Nuk është e mrekullueshme?! Nuk është e jashtëzakonshme?! Nuk më besohej se çfarë zhurme krijoi kjo foto në Greqi. Ndërkohë që, ajo që unë bëj është thjesht të mbaj një kronikë me foto në faqen time të Facebook-ut, që në fakt postohet çdo ditë në orën 20:00 dhe që ka të bëjë me historinë. Por, e parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historianëve, por beson që politika ka të bëjë me të bërit histori, të njohim ngjarjet që kanë ndodhur në të shkuarën na ndihmon që të kuptojmë

Të njohim ngjarjet që kanë ndodhur në të shkuarën na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë në të ardhmen, kësisoj nuk kam ndryshuar, në të kundërtën, mendoj se ky është një detaj që tregon shumë për mënyrën se si mund të humbasim në përkthim sepse ajo çfarë thashw ishte apo kishte për qëllim të ishte, jo vetëm miqësore, por gjithashtu edhe diçka që zbulonte për një marrëdhënie që në fakt shkon shumë pas në kohë. E që ka kaq shumë shembuj rrezatues të njerëzve që i njohim, të njerëzve që nuk i njohim, qoftë shqiptarë apo grek të cilët kanë bërë për njëri tjetrin e për vendin gjëra shumë të mira. Me gjithëatë pavarësisht nëse është e saktë historikisht apo jo, duhet ta kishit ditur që  kjo do të krijonte trazira apo zhurmë. Jo të kundërtën. Fakti që shqiptarët kanë kontribuar për të mirën e Greqisë, e shoqërisë greke dhe fakti se shumë njerëz asokohe flisnin në gjuhën shqipe nuk e bënë Athinën një qytet shqiptar.

Kështu që doja thjesht  të thoja se kjo ka të bëjë me vetë faktin që kemi qënë të lidhur kaq ngushtë për shkak të historisë sonë, për shkak të këtyre njerëzve saqë gjithnjë duhet të mendojmë se sa gjëra të rëndësishme mund të bëjmë për njëri-tjetrin dhe se sa  të mirë mund të jemi për njëri-tjetrin, në vend që të mbytemi në ujëra mjaft të errëta të nacionalizmave të urrejtjes, të konfliktit, dhe të manipulimit mediatik që është rezultat  i politikanëve që kërkojnë apo shohin më shumë nga zgjedhjet e ardhshme se sa nga brezat e ardhshme.

-Për ta mbyllur këtë kapitull po në qoftëse kryeministri ynë Tsipras të botonte në facebook e tij që heroi juaj Skënderbeu sipas disa historianëve tanë gjysma ishte grek, do të postonit këtë, çfarë do të thonit  ju?

Së pari, nuk mendoj se është e njëjta gjë si nuk ështw një ofendim, është një fakt i këndshëm historik që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe ishte personi i duhur të bërë këtë lloj negocimi asokohe dhe për të shmangur bombardimin e Akropolis. Mund të kish qënë shumë mirë grek, mund të kishte qënë kinez, por qëlloi të ishte shqiptar. Unë me këtë nuk dua të them se shqiptarët shpëtuan Greqinë. Ajo që thjesht doja të thoja është se jetët tona kanë qënë kaq shumë të ndwrlidhura dhe njerëzit tanë dhe popujt tanë kanë qënë kaq shumë të bashkuar me njëri tjetrin në periudha të ndryshme të kohës sa që kemi kaq shembuj të shkëqyer që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë, pra sa shumë kemi bërë për njeri tjetrin, qëllimet  e mira që kemi pasur për njëri tjetrin dhe cfarë mund të bëjmë, sa shumë mund të bëjmë për njëri tjetrin duke pasur qëllime të mira. Kjo nuk ka të bëjë me kontestimin e kombësisë së heronjve kombëtarw pasi në fund të fundit në qoftëse do të hynim thellë-thellë  mund të gjendemi, dhe mund të zbulojmë që jemi kushërinj. PO pastaj?

Do të doja të pyesja cili është koncepti, Ju e quajtët Shqipëria e natyrshme, çfarë  është kjo e natyrshme? Shqipëria e madhe pra që ndjek kufijtë natyror të Shqipërisë?

Shumë me interes është Shqipëria e madhe apo Shqipëria natyrore apo çdo lloj  Shqipërie e ndryshme nw kuptimin e madhësisë së saj,  në kuptimin e gjeografisë apo të çdo gjëje tjetër, nuk janë nocione të cilat janë prodhuar nga ne. Kësisoj Shqipëria natyrale është një nocion i cili është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’ju vësh grekëve fajin sot për Megali Idea që ishte njëlloj  ideje e një periudhe të caktuar që nuk ka të bëjë me kohët tona. Kësisoj Shqipëria natyrore nqs i referohem kështu, është Shqipëria europiane, e cila na duhet të jetë pjesë e kësaj familjeje europiane. Po ne kemi një histori shumë interesante duke qënë se jemi një komb, me 2 shtete, kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi shqiptarë që jetojnë në jug të Serbisë, që jetojnë në Maqedoni, që jetojnë në Malin e Zi. Po pastaj? Nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë ide normale edhe të parashikueshme që ti mbledh këto në një Shqipëri të madhe. Po, mund të jemi të gjithë pjesë e një europe të madhe, e cila do të ishte vërtetë e madhe nëse do të na përmblidhte të gjithave ne brenda si qytetarw të saj dhe ku kufijtë  bëhen të pa rëndësishëm përsa i përket komunikimet, përsa i përket shkëmbimeve apo të jetuari sëbashku në të njejtën hapësirë europiane.

-Sa për të qënë të qartë për këtë politika juaj zyrtare është që Shqipëria i mban kufijtë ashtu sic janë sot padyshim. Pyetja në këtë rast është, e keni parë në shkolla shqiptare apo  le të themi që qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përmbanin literaturë me një lloj propagande, çfarë nënkupton propaganda irredentiste?

Unë nuk mendoj se është irredentistë t’ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe nuk mendoj se është irredentiste t’ju thuash njerëzve se ka qënë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje. E ku për fat të keq nuk është ajo çfarë u themi fëmijëve por çfarë shohim, -Që njerëzit nuk mund të shkojnë. Pra a e imagjinoni dot njerëzit as nuk mund të shkojnë të udhëtojnë, të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qënë, ku kanë qënë familjet e tyre për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë pretendim dhe askush tjetër nuk mund të ketë pretendime të tilla të llojit si ndryshimi i kufijve apo strategji për ndryshimin e kufijve për të marrë pjesë të Greqisë apo të Serbisë apo për të marrë pjesë të Maqedonisë e për ta bërë këtë një Shqipëri natyrale.

Jo, ne thjeshtë besojmë se ka ardhur koha t’i tejkalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës, të shohim njëri tjetrin në sy e të themi a është e mundur që ata 80 vjeçarw gra e burra, të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të mos mund të shkojnë në ato vende sërish?! A është e mundur që personat që janë nga ky rajon shqiptar të mos mund të kalojnë kufirin e një fqinji, e një vendi fqinj të madh Europian si Greqia? A është e mundur? Çfarë ka për irredentizëm këtu, asgjë. Me që ra fjala do të doja të thoja se saktësisht duke u mbajtur peng i këtyre temave, e duke i parë ato mes së shkuarës, ne ushqejmë nacionalizmin, ne e ndezim nacionalizmin, u japim nacionalistëve argumente dhe për rrjedhojë u japim “lind për të jetuar” për të ekzistuar. Për se mos ta shohim në mënyrë të ndryshme, përse mos të themi, po, ka një problem këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, shtëpitë e tyre  janë në Greqi dhe kanë të drejtën të kthehen nëse duan, kanë të drejtën të pretendojnë pronat e tyre n.q.s. duan. Cili është problemi këtu?

-Siç ju e dini ka kujtesa mjaft të gjalla të luftë së dytë botërore ku disa prej këtyre njerëzve, ndoshta jo këta, por gjyshërit e tyre kanë kryer krime gjatë pushtimit. Çështja është që ato mund të kalojnë në një sistem ligjor grek, ka edhe një sistem Europian dhe të pretendojnë çfarë të duan.

Po, po flas për të kaluar kufirin, po flas për të udhëtuar lirisht, ashtu siç mund të udhëtojnë gjithkund në Europë, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë mund të udhëtojnë lirisht në Greqi, Ata s’munden, pasaportat e tyre, thjeshtë keqpërdoren në kufirin grek dhe të kthehen. Flas për njerëz të vjetër, flas për 80 vjeçarë dhe nuk e besoja dot. Një grua 80 vjeçare më tha, kam ëndërr të shoh për herë të fundit në jetë shtëpinë ku më dëbuan kur kam qënë fëmijw dhe s’mundem.  Natyrisht ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar, por ku në këtë botë kemi parë që breza të tërë të mallkohen me pamundësinë për ushtruar të drejtat e tyre për shkak të paraardhësve që mund të kenë qënë kolaboracioniste. Ku në botë keni parë një komunitet të tërë që etiketohet si kolaboracionistë. Kjo është ajo që po them  që nuk duhet të hyjmë në këto detaje. Në fakt kemi të drejtë. N.q.s. politikanët vendosin të shkruajnë historinë mund të bëjnë vetëm dëm, por politikanët kanë detyrimin të lexojnë historinë, të nxjerrin mësime prej saj dhe së fundmi prej nga rëndësia. A dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Që do të thotë ka një dekret mbretëror, i cili ende është në fuqi. Miqve të mi në Greqi ua them këtë. I kam thënë Jorgos Papandreut, Samarasit, Alexis Tsipras meqë ra fjala njerëz të cilët i respektoj, Papandreu një njeri me qëllime mjaft të mëdha, Samaras me një vendosmëri të madhe dhe Tsipras me një pasion shumë të madh. Atëherë përse nuk e heqim këtë ligj të gjendjes së luftës dhe më pas mund t’ju themi  këtyre njerëzve thjeshte wshtw rregull, sepse ky ligj i gjendjes së luftës përdoret si pengesë që ata të shkojnë përmes sistemit ligjor. …

25 komente në “VIDEO/ Gazetari provokon Ramën: Çdo thonit nëse Tsipras shkruante se Skënderbeu është gjysmë grek?”

  1. dashi i havase says:

    i thoni shpetimit (sotirit) qe kishte ca kolaboratore nga cameria, sipas edit …

    1. ben says:

      Po tha ky tipi
      Camet kane qene kolaboracioniste!
      Po tha ky tipi
      ne nuk kerkojme pronat e cameve ( kur gazetari I thote se ka gjykata greke dhe europiane)
      po thjesht qe ndonje cam qe ka qejf te vizitoje greqine.
      Dushmani qe ” shpetoi ” akropolin ishte rastesisht atje tha ky tipi se mund te kishte qene dhe kinez.
      Po tha ky tipi gjyshja e tij fliste greqisht ( sa shume gjyshe paska pasur dhe ky o bur)
      Ky tipi tha se del kusheri me gazetarin
      Imagjino si ri e ca thote ky tipi kur nuk ka kamera me politikanet greke.
      Me duhet te them gjithashtu se emisioni ishte I regjistruar se perkthimi ne greqisht disa here dilte me shpejt se te fillonte te fliste ky tipi.
      Emisioni me oren greke ishte ne nje ore ku shumica e grekeve ishin ne gjume.pra eshte e qarte qe ishte nje tjeter show I paguar dhe detyruar per konsum shqiptar qe me sa duket ja futi vetes.
      po ti shtosh edhe insistimin e ketij tipit per ta begenisur ne tel km I greqise cipras kuptohet qe eshte nje lloj lutje nje lloj falje qe greket ta ftojne njehere per vizite se edhe ky eshte I rendesishem dhe jo vetem Meta.
      Qe mesa duket ju refuzua serisht pamvaresisht se ketij ju desh te hante ato qe kishte thene. ( duket se ky ne tel ciprasit I ka thene se ja une e bera timen I mora te gjitha mbrapsht)
      Ironia ne fytyren e gazetarit grek fliste me shume se syte e ulura te km shqiptar.
      Pra shkurt eshte I mirepritur nje shkrim I enkel demit dhe nje reagim ne parlament I shpetim idrizit per te vene ne vend nderin e neperkembur te gjysherve kolaboracioniste nga ofendimi qe ju beri km shqiptar. Ndersa kolonet turq qe duan te behen shqiptare eshte me mire tI lene per nje rast tjeter komentet.

  2. greece & turkey are shit says:

    Te gjitha jane greqira, anijet kozmike, nendeteset, raketat, yjet, na henshi karin. jane Shqiptare qe nga koha e Homerit!! te fala janulles…

  3. Albani says:

    Faleminderit z.kryeminister.
    Ishe fantastik dhe bindes ne ato qe the,gjithashtu komplimente per anglishten e perkryer.
    Dhe nje here u tregove atyre qe u ka ngelur sahati pas Shqiperia shikon te ardhmen me optimizem dhe ne harmoni me fqinjet,GJITHMONE MBI RECIPROCITET NATYRISHT.
    Po ju spurdhjaket e temes vetem kete gjetet per titull,perse nuk fokusoheni tek perfektshmeria e kryeministrit,tek madheshtia dhe vizioni i tij.?

  4. Albani says:

    Nuk me pelqeu perkthimi
    Do te preferoja me mire ta degjoja anglisht Ramen,se sa me kete perkthim.

  5. Albani says:

    Dhe dicka akoma se harrova;
    Shume Grekeve sonte do tu dale Rama ne enderr,nuk do te mbyllin sy,do tu zihet fryma ne gjume duke pare hijen e DRAGOIT QE MBULON BALLKANIN,midis tyre mund te kete dhe disa komentues te temes.

    1. ari says:

      Albani, nuk besoj se qellimi eshte qe grekerve tu dal ne enderr Rama. Mendoj se kjo nuk.zgjidh gje. Paqja arrihet kur palet flasin hapur, pranojne dhe angazhohen dhe, me ne fund, qe ato shohim aty intetesin e perbashket. Nese keto parime nuk udheheqin nje marreveshje, atehere ajo, shpejt a vone do prishet nga pala e komplesuar. Kete e tregon historia kudo ne marredhenie mes shteteve. Flm

  6. mario says:

    Ore po camet pse i quajti kolabracioniste (bashkepuntore te fashizmit dhe nazizmit) ky lideri global cpati????

    1. the Punisher says:

      Te dhembi he Mario ? Keshtu eshte kur e krruan me gjethe fiku. Doli nje Edi Rama dhe po ja u fut aq bukur dhe aq thelle. Persheshin e ta hodhi papuja sot ? Hajd ik futu ne kolibe tani prape.

    2. Fillo Zofi says:

      Ai i quajti “kolaboracionistë” çamët për hir të argumentit: pranoje tezën e kundêrshtarit dhe trego absurditetin e saj, kështu teza bie vetë.

  7. greece & turkey are shit says:

    mblidheni mendjen te gjithe, vetem lufta e ndan kete pune me keta plehra e me kete pleher komb!! shikoni cfare palo shkerdhat gazetar, vetem provokime! te qifte kina motren e ku ta kesh! te fala janulles…..

  8. basri says:

    Nje NEOGUXIMTAR! Te vazhdoni akoma me tej dhe me hapur.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      basri je pak kontradiktor në replikën tënde..un mendoj që rama humbi një shanc të madh ku i kishte të gjitha mundësitë ti thoshte gjërat ashtu si kurse janë..sa bukur e the ti : akoma më tej dhe më hapur..ja pra këtë prisja edhe unë por u zhgënjeva sepse edit nuk i shkonte ai toni fallco..shteti grek ka bër shum gjynahe në kurriz të shqiptarëve dhe edi nuk kishte arsye ti anashkalonte por tua përplaste në fytyrë un nuk thash të nxjerrim shpatat por te pasqyroj realen pra o fol e mba o dhit e ha thot populli..

  9. Vlonjati says:

    Trim laberie o gjigand.

  10. Petro says:

    Brockullisni te gjithe.Eshte Rama dhe shpura e mbetjeve te komunizmit qe vazhdojne edhe sot te ushtrojne lufte klasash te kamufluar ndaj brezit te trete e te katert te ish te ashtuquajturave klasa te permbysura.Ky eshte nje mentalitet i tere i mbartur si i rrenjosur tashme, megjithese koha tregoi se fitimtaret e vertete ishin idete e tyre dhe jo ato komuniste qe ftuan luftem me 1944 dhe humben paqen me 1990.Ndaj Rama me hipokrizi ngre problemn e perndjekjeve te dikurshme te cameve kur kete e ka akoma dhe e ushtron akoma brenda vendit.Kjo tregon se sa larg eshte mendimi ballkanik nga ai europian.Nuk shkulet ky me veprime siperfaqesore, ndertime bunkeresh te turpshme me pozime figurash te pushkatuar qe as varri s u dihet dhe njekohesisht perndjekje akoma te trashegimtareve se mendojne ndryshe, vetem edhe kjo se mendojne ndryshe.Ndaj Rama te qep gojen(eshte fjala e tij prej alabaku) dhe te ndreq situaten brenda vendit ku gjurmet dhe hijet e vellavrasjes jane tmerresisht penguese per integrimn europian.Nuk genjehet me Europa, qofte edhe me ca emisare capacule te saj me hipokrizi.Vetem fakti qe nje artist i madh duke qene nje oborrtar i diktatures dhe nje ndihmes dhe nixtes i luftes se klasave nuk cmohet me cmimin Nobel e tregon kete.Vete fakti qe sa here flitet edhe ketu per te, nuk u jepet hapesire mendimeve kunder tregon se mentaliteti eshte aty, fle aty, nuk shkulet nga mendja edhe pas kaq vitesh dhe kjo i sherben vetem se keqes.

  11. Aristokrat Viçidoli says:

    Amon me “provokime” dhe me “provokacija”. Pytje qe pritej.

  12. Albani says:

    Greket e kane humbur llogjiken,shovinizmi dhe urrejtja ua kane erresuar mendjen.
    Sot ne mengjez fallcogazetaret dhe burdelloanalistet e tyre deklarojne qe Rama u deklarua dhe eshte ideator i Shqiperise se madhe.
    Sic duket Greqishtja ka mangesi,dhe eshte ajo qe thashe mbreme qe Greket sapo ti marre gjumi do te zgjohen te tmerruar nga ‘dragoi”.

  13. ? says:

    Respekte zoti kryeministër ??

  14. ETHEM says:

    Z.RAMA.JE NJESH.SQAROJ GREKET MIRE SE DUAN TOKE E DET FALAS TE MESUAR KEQ NGA SALI KRIMINELI.ÇOI PROBLEMET DERI NE FUND SE PO ERDHI LULI NE PUSHTET UA FALI TE GITHE DRTIN DHE JUGUN E VRNDIT PER PUSHTET.KRIJO MUNDESIN TE SHKOSH NE GREQI SIÇ SHKOVE NE BEOHRAD DHE E DETYROVE VIÇIÇIN TE TE VLERESOI SI UDHEHRQS I BALLKANIT.JE KM ME I MIRE NE KETO 26 VJET.LERE PD TE SHPIF E RRALL MERU MEBTE SE E SHKERMOQE FARE.SA TE JET SB ATY JU DO JENI KM EDHE PER 20 VJET TE TJERA..!

  15. Malo says:

    Respekte per JU Z.Kryeminister EDI RAMA !

  16. ore shiit per cfare lufte flet ti se neve greku na e ve cakun e kufirit deri ne shkumbin per dy ore e gjysme po i shpetojme ketij fakti vetem se greqia nuk ka nje axhente te tille perkohesisht prandaj me me maturi shkrimet qe botoni

  17. mark says:

    Per camet fajin e ka Enveri. Per te ndaluar debimin e cameve, Enveri duhet te bente njelloj me greket qe ishin ne Shqiperi ashtu sic ben greket me camet ne Greqi.

    1. Petro says:

      Kjo qe thua ti MARK ishte zgjidhja dhe mbyllej gjithcka.

  18. eda says:

    Sinqerisht eshte politikani qe te pakten ne keto 26 vjet po na krenon me qendrimet e tij na raport me te tjeret. Kushdo qofshin, komshinj apo europiane me larg nesh. Duhet te ndjehen sh.keq te gjithe politikanet e shkuar. Te gjithe kane qene inferiore ne takime dhe qendrime.
    Sali Berisha duhet qe ne kete pike se paku te heshte se del shume zbuluar dhe antishqiptar. eshte ulur dhe ka biseduar me te gjithe duke na perfaqesuar me dinjitet te plote. Jam ndjere krenare kur diskutonte me nje fryme moderne por pa u fshehur pas gishtit per problemet e ujrave te detit qe Saliu i dhuroi, per kufijte, pasaportat, toponimet, Kosoven, Maqedonine, Malin e Zi, dhe me kryesorja camerine. NJE BRAVO TE MADHE KETIJ KRYEMINISTRI. Krenare per ty.

  19. kodrasadikitk says:

    Qka do te thot qe Cipras eshte Arvanitas -Shqiptare e qe se qane halllin per shkollat shqipe ,meshen ne gjuhen shqipe fakultete ne gjuhen shqipe per te pakte gjysmen e popullsise se Greqise se sotshme .Shum e shunm her kemi lexuar se Cipras esht Arvanitas bile se quhet ndryshe Aleks Shqiptari ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje