Intervista greke e Ramës, më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare por…

23 Nëntor 2016, 18:29Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

E lexova intervistën e kryeministrit shqiptar në televizionin grek Skay…

Ishte më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare; por s’mjafton; sepse:

Kryeministri shqiptar duhet te vijojë me këtë qëndrim:

Hordhitë greke kane vrarë në Çamëri edhe femijë, madje, edhe foshnja, duke i quajtur këta fëmijë “si kolaboracionistë” me nazistët gjermanë.

Ata vranë dhe dëbuan nga trojet dhe shtëpitë e tyre mijëravjeçare shqiptarë autoktonë të pafajshëm me anë të gjeneralit Napoléon Zerva, në një kohë që vetë Zerva ka qenë nazist, dhe nuk u pranua kurre nga perëndimorët që të ishte ministër në qeveritë greke të pasluftës: për këtë duhet kërkuar hetim ndërkombëtar, me anë te forcës së aleatëve tanë.

Qeveritë greke kanë përndjekur gjuhën shqipe, madje e kanë quajtur atë “të mallkuar”.

Genocidi kundër shqiptareve të Çamërisë, është një fyerje e madhe historike që iu është berë shqiptarëve dhe Shqipërisë nga Greqia.

Shteti shqiptar e ka detyrë historike vendosjen në vend të nderit të nëpërkëmbur të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në genocidin antiçam, nga shteti Grek.

Mospranimi i çështjes së genocidit anti-çam nga qeveritë greke, tregon se ato ndihen të fajshme, dhe nuk duan t’i shpërblejnë shqiptarëve dëmin kolosal që iu kanë shkaktuar.

Shume mirë bëri Rama qe dje iu tregoi grekëve miqësinë me kryeministrin turk Erdogan, se grekët kanë dislokuar trupa ushtarake në kufirin tonë.

Qeveria shqiptare duhet të fillojë procesin e riarmatosjes së Shqiperisë dhe te miratojë në Parlament urgjent “ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.

Qeveria shqiptare duhet që urgjentisht të nënshkruajë marreveshjet e kredisë ushtarake dhe ndihmës ushtarake me Shtetet e Bashkuara, me Gjermaninë, me Francën dhe me Italinë.

Për historinë që po vjen, Shqiperia duhet te jetë forcë ushtarake në Ballkan, element parësor politik ky, i cili i nevojitet shumë sot edhe aleances shqiptaro-amerikane në Ballkan.

21 komente në “Intervista greke e Ramës, më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare por…”

  1. ........ says:

    PO pse prap me bunkeret e ENVERIT do vazhdojm ne , ushtria ishte fobi e sistemit te kaluar , ne jemi ne demokraci ne jemi me naton na rru nato nuk kemi çfar e duam ushtrin tani nuk ka me luft per ne jeta osht vetem qef per ne SHQIPTARET , prandaj shkaterruam komplet ushtrin te ngritur me gjak e sakrifica nga baballaret tan , komunizem nuk ka me e çna duhet ushtria , ne na ruan hapsiren ajrore greku dhe ate detare nato na çon ne irak e kuta di un dhe me kaq ne jemi te sigurt nuk do harxhojm parat e taksapakusve shqiptar per armatime dhe municione siç bem 50 vjet ,se vjen prap saliu ose luli dhe vjen nje 97 tjeter dhe hapen armet prap ne po kte gje do bejm gjithmon , me rrugaçet e politikes do meremi ne gjithmion nuk ka kuptim , keshtu jemi rehat dhe nese ndodh nje 97te tjeter nuk kan çfar marin nga gazermat e ushtris se vetem uniforma kamuflazhi ka dhe thas plasmasi per pastrim keshtu jemi rehat , nuk jam dakort me ty zoti ngjela sa her ju ngrefet ju debilave te politikes ne verr leket bejm e xhbejm ushtri sa her ju teket ju , jo nuk jam dakort me ty ne na rru greku na rru nato ne jemi veç per qef , po na prun dhe ate çekun e bardh qe esht akoma rruges do jet vertet shum mir kaq kisha.

  2. Baton Gostivari says:

    Shumëpikësh…………..
    Jo, do duhet t´ua mbathim e t´i lëmë greqkërit të marshojnë në tokat tona.

  3. Petro says:

    Me mend e Ngjeles nuk shkohet as ne WC.Jeta e tj i ngjan nje varke me vela qe velen e kthen nga fryn era.Po ai s ka femje, as niper.Prape lufte kerkon ai? Jemi ne nje kohe tjeter dhe gjithcka zgjidhet me dialog.Sigurisht cameve duhet t u jepen pronat nga shteti grek.Aty i ka, me kadastra dhe te pazena.PoNgjela duhet te flas per pronat e shqiptareve qe shteti i vet nuk ia jep.Shteti qe perfshinte dhe Kico Ngjelen ua mori gjer me nje.Ngjela hesht.Mjafton te shikojme tokat e bregdetit.Asnje zgjidhje.As rregjstruar nuk jane.Sa t i shperndajne te klientet e tyre.Ngjela hesht.Pse ta besojme kete sharlatan qe do te fitoje kredo politike me te majten kete here.

  4. Shqiptar i Ndershëm says:

    Intelektual Dinjitoz që i thotë: Të Vërtetat drejtpërdrejt.
    E DREJTA VONON, POR KURRË NUK HARRON.

  5. dash says:

    Sakte Profesor!!!

  6. capi dhia says:

    Si shume perpjete e ke o Taku, jemi ne kohe paqeje; dhe si shume vone per kohe lufte.

  7. tfgs1 says:

    hahahaha……………..”…….lum kush te rroj e ta shohe Zoj…………!!!
    o Zot,nuk mjaftonin sunitet,shiitet,camet,kosovaret apo mujahedinet por na duheshin edhe te tredhurit[atheoi] tipo Gjeli apo Corapekuqi……!!!!

    1. BALLKAN says:

      @ [tfgs1 = langaraq1]
      Vazhdo hahahahaha ……………, Te hashe Mut perdite ti i strukur ne halete greke !!!
      Kerkoji ndihme po nuk te mjafton edhe “zotit” tend anastasios janullatos haleluja !!!
      KARVANI SHQIPTAR NE BALLKAN ECEN PERPARA; nuk influencohet nga llumi i zi si ti !!!

  8. ORTOPEDI says:

    Ngjela! U kujtove vone per ushtrine e armatimin dhe ne mos shume pak pergjegjes
    per kete gjendje je edhe ti.Te pakten e thoshe nje llafklur ishe minister apo dhe politikan
    i rendesishem i PD se Salienit,

  9. Al says:

    e o karngrenes c’ke? Nuk te pelqeu kur ta tha i gjati ne televizionin greki kush je dhe nga vjen? Normal qe jo se edhe atij qe e shet veten i vjen turp nga vetja kur shihet ne pasqyre por eshte i dobet se nuk ka shpirt i kompleksuar me ndjenja inferioriteti dhe e ha turpin me buke. Ja ky je ti edhe ata si puna jote! E keqja eshte se ke ngel refugjat.. nuk je as grek dhe shqiptar jo e jo. Nuk di c’te besh po plasi se do te ta cajne centrifugen nga cilado ane qe te hidhesh..je per te ardhur keq!

    Rritja e kapaciteteve te ushtrise dhe masat per mbrojtjen e popullates duhet te jene prioritet sepse NATOs nuk po i dihet e ardhmja! Te fillohet qe nga pastrimi e rehabilitimi i bodrumeve qe perdoren per magazina e muzeume!

  10. Jo-Fjale Boshe says:

    z.Ngjela i Lexoj Shkrimet tuaja , dhe me Pelqejne ato, se ne to gjeje Veten time si Shqipetar i Paster, me Tradite, dhe Shtepi “Pushke” sikure se thone Burrat e Motshem…
    JAME PLOTESISHT DAKORDE QE SHQIPERIA TE ARMATOSET, te Kete Aviacjone Funksjonal Luftarak me Avjon F-16-te Amerikane apo Tornadot Gjermane..si dhe Tanke Leoparde po Gjermane..si dhe Marine dhe Baze Nendetesesh me Nendetese Shqipetare..VETEM KUR TE KEMI NJE USHTRI TE FORTE, athere dhe do te kemi RESPEKT RECIPROK..Ndryshe nuk behet…

  11. Leone-53 says:

    Personalisht zdo ta votoj sa te jete jeta ime Edi Ramen (sme ka ber gje ai por krahu qe e mbeshtet ate) por per hir te asaj qe ai shtroi (qe sduhet te ndalet deri ketu) ne Athine meriton respekt per momentin.
    Nuk ka perse Shqiperia te ket marveshje per armatim nga perndimi dhe te kthehet 50 vjet mbrapa.
    Jam per asnjasmerine pa u anuar andej e kendej.

  12. TIKU says:

    Greku ta tije mire ,se ne SHqipetaret si me arme si pa arme,nji pergjigje I japim Grekut,se Korca ,GJirokastra ,Saranda, apo Himara nuk kane qene dhe nuk do te jene toke e Grekut ,por do te ngelen toke e e sovranit SHQIPTAR prandaj mos I mprehe dhembet Grekut,se kohet kane ndryshuar tani.Se se shpejti do te jemi ne EUROPE me te drejta te plota si Greku.

  13. historiani says:

    “Per historine qe po vjen” – ky formulim eshte fantastik fare, Taku ja mer n’kthese ene Mul Nokes.

  14. Fredi says:

    A re ngjala…..po me thuaj nje vend qe pa prokopi nga turku…..po si race turqish qe jemi e vertet qe vetem me a mund te benim ne….sa per tya me vjen keq qe vazhdon dhe flet akoma….nkishte nje shprehje gjyshi im…..pse ste vrau gjermani po te la gjalle….kjo shprehje shte tamam per ty…

  15. landi says:

    Po c’merreni me kete njeri te hallakatur. Ky nuk ka lene parti pa nderruar, bythe pa lepire…Po ky e ka akuzuar Edi Ramen se i vodhi zgjedhjet! Po ky ngriti popullin demokrat ne proteste te zyrat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve!!! Tani ka nderruar pozicion. Po e ka kot, sepse pa Ilir Meten nuk ka shumice parlamentare dhe Iliri kete tip nuk e afron kurre. As Rama nuk i ka dhene e nuk i jep gje. Ky edhe partizen e tij prej 2 mije e 500 votash ka per ta shkrire ne PS.
    Shqiptaret nuk duhet te harrojne se ne jemi vend i NATO-s dhe ushtria jone eshte e percaktuar qofte ne numer, qofte ne armatim. Ne nuk harxhojme 2% te GDP per NATO-n, sic eshte ligji, ky thote te blejme arme te te gjithe llojeve. Shqiptaret sot jane me keq ekonomikisht se cdo here tjeter gjate ketyre 25 vjeteve.
    Ngjela nuk ka faj, sepse Sali Berisha i garantoi nje pension te majme. Sigurisht ai do nje post ministri qe ta ngjyeje gishtin, sepse pensioni si ish deputet nuk i mjafton, por c’faj ka populli i shkrete qe duhet te siguroje edhe mireqenien e ngjales se radhes se Edi Rames,
    Shkruaj ndonje liber tjeter o Spartak Ngjela, megjithese nuk fiton dot shume se ne librin e trete qe shkruajte, vetem per t’iu lepire Edi Rames, ke shkruajtur brockulla, qe nuk ta mbushin mendjen. Ky liber i mbushi mendjen Rames te mos te te afroje me shume prane vetes, sepse….

  16. DETI JON says:

    @ (landaqis),

    Vend i NATO-s ishte dhe eshte Turqia prej 18 shkurtit te vitit 1952,
    Vend i NATO-s ishte dhe eshte Greqia prej 18 shkurtit te vitit 1952,
    Por pas 22 vjetesh, me 20 korrik te vitit 1974, Turqia nepermjet Operacionit Ushtarak Atila: pushtoi thuajse gjysmen e Ishullit Qipros.

  17. toni says:

    ngjela ka te drejte. 1} nese nato deshton sic beri me turqine qe u detyrua ti lepihej dhe ti kerkonte falje putinit po me ne cndodh? 2} rinia e sotme ka marre kot dhe duhet te rifutet sherbimi i detyrueshem ushtarak qe ato te perballen me sakrificen dhe respektin ndaj te tjereve etj etj . shumica e shteteve jetojne ne demokraci por pa ushtri nuk ekziston asnje shtet biles po e modernizojne ate……

  18. Emigranti says:

    Zoti Njgjela si gjithnje aktive ne shtypin perjodiek. Me vjen mire qe ne gryken e topit 160 milim vini kryebanditin Sali Berisha. Beni mire qe flisni per nje ushtri bashkekohore, pore do ishte me mire te krkonit nga parlamenti shqiptaere je komisjon hetimi, per te pare se ku vajten 1600 tanke T50, te cilet ishin te paisure edhe me reze infa te kuqe per leizje dhe qitje naten, me mijra gryka artilerie, te gjthe kalibrave te ndryshem, disa regjimente kunderajrore, baeri raketash , toke , toke e toke ajer, qe shume shtete deshirojne ti kene sote , ore u mungojne dhejane shume te shterenjta. Ku u shiten, kushe dhe ku vajten milonat e dollareve, pa folure per armatimin e lehte qe dihet se ku perfundoi., ne Gerdec , teke Mediu, shkelzeni , delijorgji me shoke dhe ne duarte e qutetareve, qe vrasin cdo dite njerez, me dhe pa faje.

  19. Viu says:

    O zot ky ” i gjitheaneshmi”…. Nu te lodh zeri jot?! Mire per ne spyet

  20. detari says:

    Keto pyetje mos ja beni Avokatit
    Ata qe demoluan armatimin Shqiptar e kane pase nje ide ne koke.
    Le te dalin dhe ta shprehin zyrtarisht si do i pergjigjen cdo agresioni per pushtim.
    Nje eksperience antikombetare e kemi nga nacionalistat dhe ballistat.Bejme nje qeveri kuislinge dhe i sherbejme pushtuesit.
    Nisur nga parulla e ballit”Jo kushdo qe te dhjet te do te keqen” e kemi nje zgjidhje.
    Ne luften antifashiste nuk u besua nga populli,lerjani ballistave te rinj ta provojne qe te vemi ne Esfel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje