Ka një arsye të fortë se pse shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën influencën e kryetarit Bujar Nishani dhe partisë më të madhe në opozitë, nxitoi ditët e fundit duke mundësuar vlerësime, transferime, komandime dhe emërime gjyqtarësh në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit.
Aksioni i fundit e KLD, me emërimet politike në gjyqësor, lidhjet me afatin e hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ligji në fjalë parashikon disiplinimin dhe kufizimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Drejtësisë, deri në shkrirjen e KLD dhe ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u botua në Fletoren Zyrtare në datën 7 Nëntor, duke hyrë në fuqi 15 ditë më votën, pikërisht në datën 22 nëntor, shkruan Shqiptarja.com. Deri në datën 18 nëntor, KLD intensifikoi mbledhjet, me objekt kryesisht emërime dhe vlerësime gjyqtarësh.
Ndërkaq, pas datës 22 nëntor, kreu i KLD, Bujar Nishani dhe anëtari Gjin Gjoni, dy personazhet më me ndikim në këtë institucion, janë të detyruar të zbatojnë ligjin e ri, sa i takon ushtrimit të kompetencave.
Ligji i ri
Neni 160 i ligjit të ri, rrëzon nenin 2 të ligjit për KLD, ku parashikohen detyrat kryesore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ligji i ri, i cili sipas gjasave pritet të ankimohet në Kushtetuese nga KLD, parashikon që KLD emëron vetëm magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, duke kufizuar funksion e emërimeve dhe komandimeve të çfarëdollojshme të Këshillit.
“Deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli
i Lartë i Drejtësisë dhe inspektoratet ekzistuese do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj”, thuhet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjithashtu ligji ndalon KLD të komandojë gjyqtarë dhe kryetar gjykatash, parashikim i cili është ngritur si shqetësim edhe nga anëtarët e KLD në mbledhjen e datës 4 nëntor. Po ashtu, ligji ndal KLD që të emërojë dhe shkarkojë, kryetarët dhe zëvendëskryetarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.
Alarmi
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen e datës 4 nëntor, i kanë bërë thirrje njëritjetrit që të bëjnë rezistencë, duke kërkuar rrëzimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatën Kushtetuese.
“Kuvendi, konkretisht me ligjin “Për statusin e gjyqtarit” – nuk e di, mund të jetë botuar edhe në fletore zyrtare, nuk e kam informacionin shumë të saktë, mund të na ndihmojë Albana me këtë pjesë – janë vendosur disa kufizime për KLDnë çuditërisht.
Të kërkojmë shfuqizimin e atyre dispozitave që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Pse e them këtë z. President? Është shumë e habitshme z. President sepse referuar kompetencave që na kanë përcaktuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarit”, ne nuk kemi të drejtë as të komandojmë një kryetar gjykate z. President”, ka pohuar anëtari, Neritan Cena.
Neritan Cena eshte nga gjyqtaret me korekte dhe i informuar per ate qe bene , sepse qe kur u bene ndryshimet ne Kushtetute dhe u tha se do te behet rreforme ne drejtesi te gjitha organet qe jane ne funksion kane mbaruar edhe vete kryetari i shtetit e i drejtesis eshte kukulle , sepse do te fillojne nga e para duke ju pershtatur ligjit qe do te vi me vetingun, prandaj nuk ju pelqen gjyqtarve , sepse jo nje po te gjithe qe jane nuk kane shans qe te jene prap , perse e din mire ata se si jane emruar , me se jane emruar dhe konkluzioni eshte i qarte korupsioni galopand ne gjithe ruzullin botror , jo ne rajon e Europe , po edhe ne bote nuk ua gjene shoqin, se jane vet Ali e vete Kadi. .MJAFTE DUHET TE HIQEN.