Mllefi dhe mëria e shqiptarëve me Samitin e Diasporës

24 Nëntor 2016, 14:16Blog TEMA

Nga Ilva Tare

Për afro 72 orë Tirana e mes Nëntorit pati vështirësi të strehonte afër 1000 shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që zgjodhën të vijnë me shpenzimet e tyre për atë që u pagëzua me titullin “Samit I Diasporës”. Përvec lajmit të mirë për restorantet dhe hotelet e kryeqytetit, prania e qindra profesionistëve, patriotëve dhe qytetarëve që kanë ndërtuar një jetë jashtë Shqipërisë por që duan të kontribuojnë për atdheun e tyre është një ngjarje për t’u shënuar.

Në ditët kur me qindra mijëra shqiptarë hedhin llotaritë me shpresë për t’u arratisur nga vendi ku ka humbur shpresa, disa të tjerë që kanë gjak shqiptar në vena por që kanë lindur në Boston apo Michigan ose që kanë dëgjuar gjyshërit e tyre që janë zhvendosur në kontitente larg Shqipërisë, erdhën për t’u dëgjuar dhe kontribuar me njohuritë dhe lidhjet e tyre. Me qindra mijëra të tjerë vendosën të mos merrnin pjesë, për arsyet e tyre dhe nëse do të ketë një samit të dytë duhet gjetur mënyra të vijnë edhe ata.

Ndërsa një kategori tjetër, ajo që e përfaqëson në mënyrën më të ulët të mundshme kombin shqiptar, populli I facebook-ut dhe rrjeteve sociale u shfry me sharje e sulme ndaj atyre që lanë familjet dhe punët e përditshme për të parë me sytë e tyre cfarë po ndodh në Shqipëri dhe si mund t’ë kthejnë dicka mbrapsh për vendin e tyre. Kishte të mllefosur me samitin edhe nga ata që endeshin nga njëri panel në tjetrin gjatë ditëve të dialogut me diasporën.

Në fund, shija që mbeti edhe falë vrerit të pajustifikuar të të pakënaqurve në rrjetet sociale, ishte përfitimi dhe shfaqja televizive që solli organizimi I samitit. Me elementin e spektaklit dhe përdorimit politik u mërzitën vecanërisht ata shqiptarë që nuk do të votonin edhe po t’u jepej mundësia për qeverinë aktuale. Ajo cfarë nuk u analizua dhe nuk u tha publikisht është se pavarësisht të gjithave, ardhja e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në Tiranë është një dritë shprese edhe për mendësitë e errëta që nuk arrijnë të shohin përtej bunkerit ideologjik apo patetik në kafkën e tyre.

Teza e ngritur mbi perceptime dhe debate pa etikë, se shqiptarët e urrejnë njëri-tjetrin dhe sidomos suksesin e tjetrit pas samitit të diasporës ndoshta nuk u rrëzua, por mund të konsiderohet si e tejkaluar. Energjia e shqiptarëve që ja kanë dalë në vende të huaja dhe mund të ndihmojnë atdheun e tyre është përfitimi më I madh dhe pa kosto I shoqërisë shqiptare që ka zgjedhur të jetojë në këtë vend. Madje edhe I atyre që thonë se kanë zgjedhur të kontribuojnë për Shqipërinë dhe e mallkojnë nga mëngjesi në darkë përmes frëngjive të sulmit të Zuckenberg-ut.

Kushdo u mërzit nga inisiativa për të mbledhur në Tiranë shqiptarë që duan t’u dëgjohet zëri dhe alternativat që sugjerojnë mund të qetësohet dhe t’I bashkohet grupimit të të mllefosurve. Ka plot portale me anonimë që financohen nga burime jo transparente me axhenda të qarta dhe interesa edhe më të kristalta. Le të dialogojnë në ato forume, sidomos tek pjesa e komenteve ku botohen vetëm sharësit dhe fshihen të ekuilibruarit. Në fund të fundit, edhe ata janë pjesë e Shqipërisë që ka me mijëra aryse pse ndodhet sot thuajse e fundit ndër vendet e rajonit me demokraci dhe institucione të dobta, me korrupsion galopant dhe drejtësi të munguar.

7 komente në “Mllefi dhe mëria e shqiptarëve me Samitin e Diasporës”

  1. Shoku i Devolliut says:

    U ngriten kembet t’i bien kokes.
    Nuk ke cfare kupton ti nga kjo pune moj xhan sepse ti paguesh nga Yll Ndroqi, konsulli i Meksises ne Shqiperi. ?
    A medet o moj kasolle !

    1. Skypion says:

      Kush e lexon kete shkrim,patjeter qe ka vene re se ka ngjashmeri te habitshme,ose perpjekje per t’i ngjare Rames ne stilin e tij.
      Gazetarja Tare e quan “popullin e Facebook-ut” si kategorine me te ulet te kombit shqiptar…!!!
      As Rama vete, i cili e vuan shume kete lloj populli,nuk do te kishte guxuar te shprehej ne nje menyre te tille kaq te peshtire.
      Nuk do te kishte guxuar Rama,por guxon nje zonje medemek!Guxon Ilva Tare! Keni pare keshtu?!
      Ne fakt,bashkeshortja socialiste e deputetit anemik,te cofte demokrat,gjithe marazin e ka me opoziten.Me opoziten e burrit te saj demokrat,por i cili burre eshte “‘distancuar” nga opozita ku ben pjese formalisht,me argumentin e hatashem se,meqe ka qene refugjat per shume vite ne amerike,kjo e ka bere aq perendimor,sa te jete kritike ndaj saj!
      E ka me opoziten,sepse ,eksponentet kryesore te opozites,munguan ne ate shfaqje teatrale te neveritshme,e llogaritur enkas per shkelqimin e delirantit Rama.Ishte llogaritur,gjithashtu,enkas fill pas zgjedhjeve amerikane,ku mendohej te fitonte zonja Klinton.
      E ka me liderin e opozites,me kryetarin e PD-se, e PD-se se burrit te saj;e ka me zotin Basha.E ka edhe me Presidentin,por edhe me te tjere eksponente te opozites,qe bojkotuan farsen e peshtire te delirantit Rama.
      E ka me keto,parasegjithash.
      Por, e ka edhe me vete “popullin e urryer” te rrjeteve sociale qe,bie llafi, nuk ka kush qe t’i censuroje kur postojne foto nga eventet e organizuara prej Erion Velise,t me leket e taksapaguesve shqiptare,te Ilva Tares e kolegeve te saj gazetare socialiste,neper dyqanet e veshjeve firmato ne Itali…
      E ka me kete popull te urryer facebook-u,sepse,nuk ka kush t’i censuroje,jo vetem per shetitjet turistike te gazetares tone me parate e taskapaguesve ,por edhe per pozen qesharake te burrit te saj demokrat,qe eshte bere objekt batutash ne rrjetet sociale me avdallakun se,meqe na paskesh qene refugjat ne amerike,ai eshte proamerikan dhe ka mbeshtetjen amerikane!!!
      E ka me kete popull,sepse,nuk ka kush ta censuroje,kur flet per admirimin e saj, te pamundur per t’u fshehur, ndaj Rames … kur flet per perskuqjen e saj karakteristike,perhere kur e ka te ftuar ne emision kazanoven tone…kur flet per menyren sesi gazetarja e interviston ate;qe dmth,jo si nje politikan,jo si nje Kryeminister,jo si kryetarin e PS,por si nje mashkull te cilin do ta dominoje,si nje mashkull te cilit do t’i tregoje se nuk eshte nga ato femra qe i nenshtrohen,porqe jane te zonja per te qene ne te njejtin nivel me te…!
      Ajo qe dua te them,eshte se gjithe cka shkruar gazetarja ,nuk ka te beje aspak me ato cka mendon se ne i mendojme qe ajo i thote.Aspak fare.
      Thjeshte ka te beje me inatin e natyrshem te socialistes plus peshtjellimin e femres,shkaktari i te cilit peshtjellim,eshte kazanova i politikes shqiptare,Edi Rama!
      E kam thene edhe me pare,gjithe duke pranuar faktin e pelqyeshmerise nga nje kategori femrash per RAmen,qe me vjen shume cudi sesi ka mundesi nje hardall i tille,qe nuk eshte fundja as ndonje bukurosh apo sexsimbol,te jete kaq afashinant per kete kategori femrash!
      Bile kam dhene edhe mendim tim,per arsyet: djal i perkedhelur i nje familje te njohur kryeqytetase,snob,piktor,politikan,me histori te shumta me femra,disa prej te cilave te bukura dhe te famshme,batutaxhi etj etj.
      Historite e dashurise se Rames me femra,dhe te qenit politikan i i rangut te larte,jane dy perberesit kryesor te nje afrodiziaku te fuqishem,te parezistueshem,qe kjo kategori femrash nuk mund t’i rezistoje dot!
      Kur u martua Rama,nje koleg i Tares,sot deputet socialist,atehere gazetar,koketrashi Alfred Peza,tha live ne tv OraNews: “kjo martese ka thyer shume zemra!”.U fol shume ate kohe,se kush na qenkan keto shkreqat zemerthyera.Por,ate kohe,”populli i ulet i rrjeteve sociale” ishte shume i vogel;shume me i vogel sesa sot…(ketu,qe te mos keqkuptohemi,nuk po bej aluzion per dashnore te Rames,por per femra qe do te kishin dashur te ishin te tilla,e qe do te kishin dashur gjithashtu,te ishin ne vend te fatlumes qe ka sot ne krah ai)
      Poashtu,nje tjeter gazetar,Andi Bushati,para ca javesh foli per “femra qe e shohin Edi Ramen,si te dashurin e tyre imagjinar”…
      Ka edhe shume te tjera hithesi te tilla,qe fliten e e perfliten nga “populli i ulet i rrjeteve sociale”.E atyre nuk ka cfare t’u besh.Nuk mund t’ua mbyllesh gojen,si ne mediat tradicionale.Nuk pyet kush per censure atje.

  2. Altin says:

    O Ilvaaaa, ti i ndan me thike shqiptaret e Shqiperise me ata te emigracionit por e ke gabim.. Shumica e atyre qe erdhen ne Samit jane ata qe skane me shume se 10 vjet qe jane larguar e qe vijne cdo vit ne Shqiperi se mos kapin ndonje pozicion pune pasi ne perendim sjua var njeri sepse skane kualifikimet e duhura. Samiti duhej te perfshinte ata qe kane mbi 20 vjet larguar dhe qe vertet kane arritur majat ne perendim dhe nuk ishte nevoja te ishin 1000 vete mund te ishin edhe me pak (si perfaqesues). Problemi i dyte qe u vu re ishte ndarja politike edhe midis emigranteve, ja pra qe kafka e tyre vazhdon te funksionoje alla shqiptarce edhe ne emigracion. Samiti ishte nje ide e mire por sipas meje e parakoheshme.

  3. Roje lavazhi says:

    Dhe si per tu treguar pak cinik me shqetesimin e “pa justifikuar” te fukbuksave te paftuar nga “bosi” i dhiaspores parisjane, gazetarja me pseudonimin “shurra bjonde” u angazhua seriozisht qe te shkruante dhe ajo nje si bicim pacavure per “bemat” e atdhetareve “kaq te zjarrte” te lindur e te rritur diku ne getot e ameriqise.

    Dy dite para fillimit te samitit (wow cfare fjale bombastike) te organizuar fare beftazi (te pabeset edhe shembjet i bejne ne naten…) dhe pa kurrfare informacioni mediatik, u perfol gjoja per rreth 400 diasporiste (shqipto: dhia-zboriste) te ftuar. Nje dite me pas numri u shtua ne 600. Diten e fundit ne 800, dhe sot pas pilafit, leshverdha pedeiste na i beri me shume se 1000.

    Se cilet ishin keta njemije nuk e thote.
    Se njihte apo s’njihte njeri nuk e thote.
    Se me shume se gjysma ne salle ishin ps pd dhe lsi- ista nuk e thote.
    Se shume nga ato fytyra qe e benin ekranin “te psheretinte” ishin persona “unknown” nga pajdhi somesdhe gopi somes nuk e thote.

    Shko mi tarallake boji pak fresk lavazhistit…

  4. Leone-53 says:

    Nuk luajta nga mendja qe per “punet” e Edi Rames, Saliut, Ilirit apo kujtdo tjeter shqiptari te ketyre “kallepeve” te prish qetsine time per asgje BEREQET !
    Se kush jane hallet e vendit tone ne qe jetojme jashte i dime te gjitha dhe jane ndoshta QINDARKA per ne qe sdo ti kursenim per vendin tone por ne nuk duam qe ato te vene ne “favor” te SUZARVE politikan te Tiranes zyrtare por ne favor te shqiptarit te thjeshte.
    Me ate qe beri Rama ku na PERJASHTOJ nga zgjedhjet e 2017-tes ,premtim qe beri si ne Greqi dhe ketu ne Milano (Itali) ne fushatun e 2013-tes, sbesoj se do ket “tryez” me te.
    Ai (Rama) e di qe na ka “ferr” neper kembe por edhe ne se llogarisim ate !
    Sigurisht qe ata qe “u duken” aty ne Tirane skan lidhje me ne shqiptaret e thjeshte.
    Do te dime vet se si ti ndertojme “urat” me vendin tone por politikane te Tiranes nuk do te ulim ne tryezen tone.
    Ciao !

  5. lili says:

    Idiosirat nuk komentohen,po prape po e komentojme:
    Sicili zgedh vete me ardh a jo,edhe askkush nuk ka fyer kend pse ka marr pjese!
    Edhe ata qe nuk Kane ardhur ne kete sa mit vine shpesh ne Shqiperine,po vine,kontribuojne po qene te perdorur nga politika
    Ne qofte se per ju doktoret,profesoret Jane qe nuk erdhen edhe treguan pse Jane asgje ,kjo tregon se ju keni nje nivel inadéquat per me vleresuar diasporen,
    Diasporen duhet me takuar edhe kur shetitni kot neper bote,edhe shetini mjaft per te na takuar te gjithe!
    Nje dite ne qytetin tim,vjen ne te njeten dite ambasadori i portugalise edhe ambasadori i shqiperise ne nje panair libra’ambasadori i shqiperise shiti librat,ambasadori i Portugaise shiti librat po edhe takoj komunitet portugeze aty ne mbremje,kurse ambasadori shqiptar jo, nuk pranoj me kaluar pak kohe me studentete e shqiptaret aty!
    Nuk behen keso takime shkel e shko:organizohen bile temat qe ju te njehni me cka kerkojme e ne cka na ofroni!

  6. nik says:

    Samiti ishte i qeverise, statistet te diaspores.
    Fatkeqesisht cdo gje qe organizohet nga qeveria cilado qofte ne pushtet mendohet vetem per perfitime elektorale partiake dhe jo Shqiperine. Perfaqesuesi i hershem i diaspores Rama nuk la radhe pa dhene eksperiencen qeverisese.
    Harroi te ndalonte me Fjalimet e tij filozofike si ne palllatin e brigadave ashtu dhe ate te kongreseve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje