Bujar Nishani ka organizuar në Pallatin e Brigadave një darkë me rastin e Ditës së Falënderimeve, një festë tradicionale në Amerikë dhe që nuk ka lidhje me shqipërinë.
Më poshtë, disa pjesë nga fjalimi i Bujar Nishanit, që tregon çfarë presidenti brilant që kemi:
“Siç pasqyrohet më së miri edhe në traditën bujare dhe mirënjohëse të kombit tim se shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit, edhe unë, i bindur se flas në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi, dua të nëvizoj faktin se kjo mbrëmje na ka mbledhur jo vetëm për të shprehur falënderimet tona të sinqerta ndaj të Plotfuqishmit, por edhe për t’ju nderuar dhe respektuar ju, miqtë tanë të shtrenjtë amerikanë”.
“Vetë pamja e hareshme e kësaj salle sonte, ku të gjithë bashkë, amerikanë dhe shqiptarë, po kremtojnë një Festë tipike amerikane siç është ajo e Falënderimeve, përbën shembullin më domethënës të miqësisë dhe lidhjeve tona të kahershme që nga koha e Presidentit Uillson e deri më sot, e të farkëtuara edhe më tepër gjatë viteve të fundit.”
“Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike, kemi mes nesh një Ambasador amerikan, i cili flet, lexon dhe shkruan në mënyrë pothuajse të përsosur shqip. Ashtu siç flasin edhe shumë nga miqtë tanë të nderuar amerikanë që punojnë dhe jetojnë. Kjo tregon në radhë të parë respekt ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, ndaj gjuhës sonë të lashtë, por vë në dukje edhe përkushtimin, seriozitetin dhe përkujdesjen e vazhdueshme që një vend kaq i madh sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën vendit tonë nëpërmjet përfaqësuesit të tij më të lartë diplomatik. Gjithashtu kjo shënon edhe njërën nga hallkat më të forta të lidhjeve dhe ndjenjës së sinqertë të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, mes të cilave numërohet edhe kremtimi i përbashkët ditëve të shënuara respektive, sepse Festa e Falënderimeve tashmë është shndërruar në një traditë jo vetëm në Institucionin e Kreut të Shtetit, por edhe jashtë tij, ashtu siç festohen madhërishëm nga shqiptarët edhe 4 Korriku apo Hallouini”.
“Poeti amerikan, Bob Dilani, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi këtë vit, ka shkruar dikur në këngën e tij ‘Fërshëllitje nëpër erë’: “Sa herë duhet që dikush të shikojë lart, para se Qiellin të dallojë? Po, dhe sa veshë duhet të ketë dikush/që njerëzit duke qarë t’i dëgjojë?’
Tashmë mund të thuhet se shqiptarët kanë përvetësuar edhe Festën e Falënderimeve, sepse në Shqipëri, sidomos në kohët që po jetojmë, kjo mënyrë e të shprehurit të mirënjohës sonë ndaj Zotit, ka hedhur rrënjë gjithandej duke na nxitur të ndajmë të mirat me më të varfrit, të përkujdesemi për më të pafatët, për të sëmurët e ata që janë dhe ndihen të vetmuar, të shndërrohemi në qenie më njerëzore dhe solidare, pra me një fjalë t’i jemi mirënjohës Krijuesit për gjithçka na ka falur, por nga ana tjetër t’i ndajmë ato me të tjerët.”
“Do të ishte diçka e mrekullueshme që çdo ditë e jetës sonë të ishte edhe një Ditë Falënderimesh, por ja që nganjëherë kaplohemi nga rutina e ditës dhe ritmi frenetik i jetës moderne dhe globale. Le të na shërbejë kjo darkë, jo vetëm për të shprehur mirënjohjen e dhënë falënderime, për të ndarë begatinë dhe mirëqenien me të tjerët, por edhe për t’i uruar njëri-tjetrit ‘Gëzuar’, të sigurt në të ardhmen edhe më të ndritur të marrëdhënieve mes dy popujve tanë!”
Quhet feste mirnjohje me saktesisht dhe nuk ka asnje lloj kuptimii apo lidhje me shqiptaret.
President arixhi. Kater vjet vetem dekoron dhe ben dreka e darka.
Bishti i kombit