Idrizi: Edi Rama, qëndrim i dinjitetshëm. Kontribut që Greqia të çlirohet nga fantazmat e së shkuarës

23 Nëntor 2016, 21:36Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit  njëherësh kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar maksimalisht qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Çështjen Çame, por dhe problemet e tjera të pazgjidhura me Greqinë.

Ai e ka cilësuar qëndrimin e Ramës të dinjitetshëm, ndërkohë që është shprehur se ka thënë vetëm të vërtetën e kulluar.

Po citojmë të plotë postimin e kreut të PDIU në rrjetet sociale:

I konsideroj korrekte dhe me dinjitet qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë intervistës dhënë televizionit grek, SKAI. Opinionet e kryeministrit të Shqipërisë për Çështjen Çame, me gjithë dimensionin e saj njerëzor për diskriminimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut edhe sot e kësaj dite, janë mëse korrekte. Anëtarët e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë ende sot e kësaj dite e kanë të pamundur të lëvizin lirisht në Greqi, një vend europian, megjithëse kemi liberalizimin e vizave prej shumë vjetësh.

Pavarësisht lirisë së lëvizjes, të njohur tashmë nga të gjithë vendet anëtare të Shengen, ku bën pjesë edhe Greqia, çamët nuk mund të shkojnë as të vizitojnë vatrat e tyre. As që bëhet fjalë këtu për ushtrimin e të drejtave pronësore apo të kenë varrezat e tyre në Çamëri për të rënët e genocidit të Napoleon Zervës a të partizanëve të rezistencës nazi-fashiste.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me këtë qëndrim të dinjitetshëm ka marrë guximin të davarisë fantazmat e të shkuarës duke dhënë një kontribut të çmuar që vetë Greqia të çlirohet prej tyre.

Kreu i qeverisë së Tiranës nuk ka bërë as më shumë e as më pak sesa ka rrëfyer madhështinë e Kombit shqiptar në respektimin e të drejtave të minoriteteve, pavarësisht se bashkëkombësit e këtyre pakicave kanë ushtruar dhunë dhe genocid ndaj vetë shqiptarëve.

Mesazhi im është që ne, shqiptarët luftojmë çdo ditë me forcën e shembullit të mirë dhe jo me parimin “sy më sy dhe dhëmb për dhëmb.

6 komente në “Idrizi: Edi Rama, qëndrim i dinjitetshëm. Kontribut që Greqia të çlirohet nga fantazmat e së shkuarës”

  1. tfgs1 says:

    nje cam i pabese flet per …………..DINJITET!!!!!!
    o Zot,cfare tjeter do te na shohen site…………….!!???

    1. Thanas Hasani says:

      Sapo ka filluar file ,nuk ke pare gje akoma !-Jete te gjate e bythe te forta !

    2. adi says:

      Jemi bere vendi me karagjoz ne europe po e po, por me shume gjasa edhe ne bote.
      O shpetimo km I shqiperise eshte zgjedhur te rregulloje punet e shqiperise dhe jo te kontribuoje per clirimin e greqise nga ndonje paranoje se mbasi rregulloi punet e serbise te europes te amerikes tani do rregulloje dhe greqine?????? O zot sa shume deficente qarkullojne ne kete toke!
      Dhe qe nga sot e tutje mqs edhe perfaqesusi I cameve qenka dakort me km
      Ju jeni kolaboracioniste!!!!!
      Ju tokat tuaja do I merni vetem po jua dha ndonje gjykate greke !!!!
      Shqiptaret ne greqi kane qene sic mund te ishte dhe nje kinez thjesht rastesisht !!!!!
      Dhe himara e fshatrat e saj vec vunoit si greqisht foles kane te drejte te kene shkolla greke!!!!
      Asnje politikan shqiptar deri me sot nuk ka qene me I zoti dhe patriot se kaq!

  2. Fredi says:

    Thuhet dinjitoz jo dinjitetshem o Idriz o bythgjiz.

  3. Krio says:

    Foli ky. Figura e paster Nanos

  4. TIKU says:

    Zoti SHpetim Idrizi ti personalisht nuk je cam,kete ti e di shume mire por,mos harro se ka Shqiptar me emrin EDVIN KRISTAQ RAMA qe ia ve Grekut kufine tek “thana”.Prandaj mos u hiq me 100 fytyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje