Çdo konsumator i energjisë elektrike mund të informohet mbi faturën, të bëjë ankesë apo dhe të paguajë energjinë edhe nëpërmjet telefonit të tij nëpërmjet një aplikacioni. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela prezantuan aplikacionin OSHEE Mobile përmes të cilit qytetarët mund të kryejnë shërbimet online, në telefonin e tyre, pa patur nevojë të shkojnë në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit.