Prapaskena në Kuvend nga radhët e PD për të hequr emrat e deputetëve diskutantë dhe për të nxjerrë në plan të parë Sali Berishën.
Që ish kryeministri Berisha ka përparësi ndaj gjithë deputetëve të tjerë, për të folur i pari në Kuvend sa herë që shkon, kjo ka tre vjet që është parë.
Por asnjëherë nuk kishte dalë se si bëhej ky organizim brenda vetë deputetëve demokratë.
Sot kjo gjë më në fund doli, vetëm pasi Valentina Leskaj, e cila drejton seancën, lexoi një sms të Jorida Tabakut, duke e nxjerrë skandalin në shesh.
Debati në seancë
Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tij. Zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.
Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.
Tabaku: Po.
Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.
Tabaku: Po.
Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e smssë) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut) sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?
(Të qeshura në sallë)