FSHF: Partizani e ka përfituar Fondin e Solidaritetit tek investimi që po bëhet në kompleksin e ri

25 Nëntor 2016, 15:38Sociale TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar edhe një herë në lidhje me Fondin e Solidaritetit që klubi i Partizanit është shprehur se nuk ka përfituar asnjë qindark.

Përmes një reagimi FSHF-ja nëpërmjet Drejtorit të Sektorit të Liçencimit dhe Projekteve, Kejdi Tomori thekson se Fondi I Solidaritetit I është dhënë klubit të Partizanit për investimin që po bëjnë tek kompleksi I ri.

Një deklaratë kontadiktore kjo e FSHF-së pasi para dy ditësh tha se  Partizani nuk ka përfituar pasi nuk ka shlyer borxhet nga e kaluara./f.b

Deklarata e sotme e FSHF-së.

Nisur nga paqartësitë e bëra publike nga klubi Partizani në lidhje me fondin e solidaritetit, më duhet edhe njëherë të sqaroj publikisht në emër të institucionit të futbollit se FK Partizanit për periudhën e administrimit aktual nga z. Demi i ështëakorduar dy herë fondi i solidaritetit.

– Nga sezoni 2014-2015, fondi i solidaritetit  i UEFA-s në vlerën 23 913 €. Shumë e cila e bashkuar me projekte të tjera i është akorduar FK Partizanit me kërkesën e tij dhe me vendim të K.E. për ndertimin e një fushe me bar artificial. Investim i parashikuar 250 000 €. Punimet përgatitore janë parashikuar të bëhen nga klubi dhe tapeti artificial e shtrimi i tij me vlerë 180 000 € nga fondi i solidaritetit dhe projekti HatTrick.

– Nga sezoni 2015-2016, fondi i solidaritetit  i UEFA-s në vlerën 54 035 €,  shumë e cila i është vënë në dispozicion FK Partizanit, i cili është njoftuar dhe me shkresëzyrtare nga FSHF.

– FK Partizanit nuk i është akorduar fond solidariteti në vitet e tjera pasi nuk ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore.

– Administrimi aktual nuk ka trasheguar dhe nuk po shlyen asnjë borxh nga e kaluara. Investimet e bëra nga FSHF nëpërmjet projekteve të ndryshme në periudhat e mëparshme kanë qenë pjesë e pasqyrës për të gjitha klubet.

Kjo është e vërteta e mbështetur në shifra dhe në fakte, të cilat krejt normalisht një zyrtar i klubit Partizani dhe i çdo klubi tjetër mund të vijë dhe ti shohë në FSHF.

Pa u përfshirë në debate publike edhe për gjëra lehtësisht të sqarueshme, ju kujtojmë edhe njeherë se gjithçka ka qenë transparente dhe e hapur ne këtë proçes ashtu si në të gjitha proçeset qe kryen FSHF.

1 komente në “FSHF: Partizani e ka përfituar Fondin e Solidaritetit tek investimi që po bëhet në kompleksin e ri”

  1. albti says:

    Drejtusit e Partizanit e dun kesh me shku me honger cofte me birra dhe nuk u intereson kompleksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje