Historia e 5-vjeçarit nga Vlora ka nisur në gusht të këtij viti. Pas një vizite rutinë në QSUT, përgjigja që ai merr ndryshoi jetën e familjes Lima. Alberti i vogël është diagnostifikuar me tumor në veshkë. Varfëria e familjes është ekstreme dhe për to ishte një goditje e madhe. Me borxhe ata arrijnë të kryejnë operacionin e fëmijës, por rezultati ishte që njëra veshkë duhej të hiqej.
Edhe pse me një veshkë nga mjekët mendohej se gjërat do shkonin mire. Alberti vogël vazhdonte mjekimet normalisht dhe për çdo muaj bëntë skanerin për të parë ecurinë e veshkës tjetër. Fati nuk ishte në krahun e këtij ëngjëlli të vogël, Albertit i duhej një mjekim i cili e ndihmonte atë për të mos lejuar që tumori të depërtonte në veshkën tjetër. Prej një muaji 5-vjeçari duhej të merrte këtë ilaç, por ai nuk ekziston në Shqipëri, mund të gjëndet jashtë por është i kushtueshëm dhe familja me ekonominë e rrënuar nuk mund ta siguroi atë. Kjo gjë solli që tumori të prek veshkën tjetër të fëmijës.
Nëna e djalit rrëfen që ajo është detyruar të lërë punën për tu kujdesur për djalin, ndërsa burri i saj punon në një fabrikë i cili merr vetëm 7 mijë lek të vjetra në ditë. Çdo të enjte duhet të bëj rrugën Vlorë-Tiranë , për mos të përmendur terapitë e shumta që i duhet të nënshtrohet. Të gjitha këto përkthehen në një kosto të lartë , të pa përballueshme për familjen Lima. Ajo kërkon ndërmjet emisionit “Fiks Fare” ndihmë , që ky fëmijë të mund të jetojë, ndihmë që të kontribuojnë në blerjën e këtij ilaçi i cili është shumë i kushtueshëm (96euro) dhe Albertit i duhen 30 të tillë.
CORAPEKUQ karagiozi tall bithen me sunitet,ne vend te ilaceve e jetes minimale u servir…………fitore ala tsamouria!!
Sa Turp….. Jeta e 1 femije rrezikohet per pak a shume 3000€. Jam gati tja blej dhe tja dergoi ate ilac atij djali dhe sbesoj se jam i vetemi eshte per te ardhur keq me kete shtetin ton prej kartoni. Ju lutem publikon Nr Bankar ta ndihmojme ate djalosh
ah moj Tema e m. bazes po pse i bjen gjate dhe nuk shkruan per c’ka ilaci ka nevoje, mos eshte valle antitumoral? pastaj shume i kushtueshem per shqiperine 96 euro flakon? 30 te tille? ju dhjefsha mu ne shendetesi universale te gjithe hajna edhe gazetaret sherbetore
E tmerrshme asnje koment per kete rast ekstrem por nuk kursehen komentuesit per salcen ne koken e ministres, bordellot, shtepite e luksit, veshjet e vipave. Kete meritojme se nmuk dime te ngreme problemet e duhura.
Mund te dime adresen e kesaj familje jemi nje familje qe jetojme ne usa dhe mund te dergojme ndihme
What’s the name of the drug he needs. Maybe I can help