Monopoli si pothuajse në çdo fushë, edhe në fushën e arsimit dëmton vetë arsimin. Universitetet shtetërore dhe sidomos ato të Tiranës vazhdojnë ende të jenë monopol në këtë drejtim. Duke qenë monopol ato e kanë dëmtuar universitetin duke shtypur vetë studentin si banues të universitetit.
Duke e shtypur studentin dhe duke qenë ende monopol, universiteti shtetëror i ka hequr dëshirën për dije, vullnetin dhe guximin studentit, pra e ka kthyer në jostudent. I ka hequr dëshirën dhe vullnetin studentit për të studiuar. I ka hequr guximin studentit të reagojë ndaj atij pedagogu që merr para për ta kaluar. Raste të pedagogëve të tillë në universitetet shtetërore ka pafund. Para katër ditesh në Universitetin e Shkodrës, u zbulua rasti i radhës. Pedagogët kërkonin deri në 700 euro për një provim për të kaluar studentin. Megjithëse në universitetet shtetërore paguan pak para në mënyrë zyrtare, janë xhepat e pedagogëve që e çojnë tarifën sa 5-fishi i universiteteve private. Ç’është më e keqja, nga rastet e zbuluara duket sikur kjo mënyrë vlerësimi dhe zhvatje është bërë sistem në universitetet shtetërore. Rasti tjetër ishte para dy ditës në Universitetin e Vlorës ku pedagogja përveç kursit privat me para që ju bënte të gjithë studentëve të saj si klasë, u kërkonte edhe 15.000 lekë të rinj për një provim. Çmim pak më i lirë, si duket me shumicë ka bërë ulje.
Ky është vetëm një lloj pedagogu në universitetet shtetërore. Ka edhe nga ata pedagogë të cilët të detyrojnë të blesh librin e tyre, përndryshe nuk ke shanc të marrësh lëndën e tyre. Madje ka dhe nga ata pedagogë që çdo vit e ribotojnë librin e tyre duke ndryshuar vetëm ngjyrën e kopertinës së librit në mënyrë që studentët e këtij viti të mos mund të marrin nga dikush tjetër librin e vitit të kaluar, edhe pse brendia është e njëjtë. Pyesni studentët dhe ish studentët e Fakultetit Juridik në UT sepse ata mund t’jua shpjegojnë më mirë. Përtej kësaj, këta lloj pedagogësh përveç se të detyrojnë të blesh librin e tyre, e shpjegojnë vetë lëndën, referohen sërish te vetja (te libri i tyre) dhe në fund fare të vlerësojnë po vetë. Pra gjithçka që mëson është se çfarë mendon pedagogu. Për të mos folur për ata pedagogë që programin mësimor të planifikuar në 4 muaj, e bëjnë për 2 muaj sepse ashtu kanë ca plane të tjera, ndërkohë që barra u bie studentëve.
Sigurisht që kjo bëhet më dijeninë e shefit të departamentit dhe të dekanit të fakultetit. Në universitetin shtetëror, po nuk e pate mirë me dekanin, më mirë mendoje veten të papunë. Para dy vitesh në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dy nga pedagogët më të aftë, Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha u hoqën nga puna sepse guxuan të kritikonin dekanin e fakultetit dhe rektorin e universiteit në atë kohë. Edhe pse dekani e ka kthyer fakultetin në pronë private, pra de facto e ka privatizuar, duke u sjellë me fakultetin si ta kishte trashëgimi nga babai apo duke e bërë si agjenci punësimi familjar, as sot askush nuk guxon të flasë hapur.
Sigurisht që në majë qëndron rektori i cili nuk i lë asgjë mangut dekanit, përveç faktit që është më i fuqishëm dhe që ka vënë mënjanë më shumë miliona euro. Institucionet shetërore arsimore janë praktikisht pronë e titullarit për sa kohë që ai është në krye. Në asnjë moment nuk bëhet fjalë të merret në konsideratë studenti si njësia themeluese e universitetit. Ai është objekt që shërben për të marrë rrogat të punësuarit në universitet. Ky nuk është problem vetëm i shtresave akademike në universitetet shtetërore. Administrata në universitetet shtetërore është ajo pjesë ku çdo student mallkon veten sa herë ka të bëjë me të. Duhet të jesh me fat si student që të marrësh një vërtetim në sekretari brenda javës edhe pse ke paguar paratë. Administrata në universitetet shtetërore leviz me çelësat e zyrës nëpër duar sepse zyrën aty mund ta hapësh dhe ta mbyllësh kur të duash. Në universitetet shtetërore, titullarët e kanë kthyer universitetin në pronë private, ndërsa administrata në universitet dhe një pjesë e stafit akademik zgjohen vetëm ditën kur u del rroga.
Cilësinë e universiteteve e lashë për në fund pasi në atë nivel është edhe cilësia në universitetet shtetërore. Studentët aty duhet ta kishin kthyer përmbys universitetin me qindra herë. Universiteti vazhdon të mbetet me cilësi të dobët, dhe asnjë drejtues universiteti nuk mban përgjegjësi. Më e tmerrshmja është që as studentët e pedagogët nuk guxojnë t’i sulmojnë ata sepse përfundojnë ose pa shkollë, ose të papunë. Universiteti shtetëror pranon çdo vit maturantët më të mirë në Shqipëri dhe gjatë studimeve aty përpiqet aq shumë që t’i nxjerrë sa më të dobët.
Shume e vertete ajo qe ke shkruar. Ne universitetin e mjekesise ne Elbasan dekani i ketij fakulteti Skender Topi jo vetem merr leke per cdo provim po edhe i detyron studentet te blejne librat e tij ( te gjitha te kopjuara) se perndryshe i ngel. As motra motres nuk ja merr dot.
Po, kjo eshte gjendja. E dime. Cfare propozon?
Ai propozon te shkoni ne privat.
Analize e plote.
Po atje te universiteti qe te paguan ty si eshte cilesia more Wilhelm?
…dhe privati behet tabele qitje, qe te mos merren me problemet e veta.
E ka mire bracja se aty ku e ka
mbaruar shkollen, vetem per tek Zeri Popullit di te shkruaj
Universitet ne Shqiperi jane te dobeta. Duhet patjeter reformim per te rritur cilesine, madje reformimi eshte i vonuar. Universitetet shteterore po mbajne peng dhe po mundohen te bllokojne cdo reforme ne arsim sepse keshtu ruajne kete “status quo” prej se ciles perfitojne.