VIDEO/ Strehimi kundër bombardimeve kthehet në shërbim "Hostel" për turistët

24 Nëntor 2016, 22:46Sociale TEMA

Një strehim kundër bombardimeve në Sarajevë, është kthyer në një shërbim “Hostel,” ku vizitorëve iu ofrohet mundësia të përjetojnë jetën e civilëve gjatë luftës.

Ata duhet të flenë në dhoma të ftohta, me vetëm një dritë që varet nga tavani, ndërsa në sfond dëgjohet vazhdimisht imitimi i zhurmës së bombave.

Ky shërbim ofrohet nga një prej të mbijetuarve të luftës së Bosnjes, i cili tashmë kërkon t’iu mësojë edhe të tjerëve se ç’do të thotë te jesh një civil në një zonë lufte. Ndonëse, turistëve nuk iu rrezikohet jeta.

Vizitorët duhet gjithashtu të ushqehen me ushqime të ngjashme me ato të ndihmave, të cilët banorët e Sarajevës i merrnin çdo 15 ditë, gjatë luftës, ndërsa iu duhet të përshtaten me muret e mbuluara nga shenja plumbash dhe bombardimesh.

Lufta e Bosnjes ishte konflikti më i dhunshëm në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore, ku mbetën të vdekur rreth 100 000 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje