Partizani, Batha: Ndaj Teutës i rikthehemi fitoreve

25 Nëntor 2016, 15:49Sociale TEMA

Pas barazimit kundër Vllaznisë në “Loro Boriç”, ndaj Teutës synimi i Partizanit është rikthimi tek fitorja.

Autori i golit të mrekullueshëm ndaj shkodranëve, Idriz Batha, në konferencën për shtyp u shpreh se kundër durraskëve, Partizani do ti rikthehet fitoreve.

Ai shtoi se fokusi i skuadrës është vetëm tek ky takim, ku kërkohen tre pikët dhe jo tek derbi që është javën e ardhshme.

“Kemi dhuruar paraqitje pozitive, por do të shtoja se vetëm fati na ka penalizuar në mos shënimin e golave shpresoj që kjo gjë të mos ndodh në të ardhmen. Nuk jemi aspak në presion pasi pothuajse 90% e grupit janë lojtarë me eksperiencë dhe janë mësuar me të tilla situata, por sigurisht që ndaj Teutës do të jetë një 90 minutësh i vështirë, pasi edhe kundërshtari luan për objektivat e veta. Nuk ka më ekipe të lehta, por ne do hyjmë në fushë si skuadra që pretendon të fitoj titullin kampion. Po është e vërtetë që kemi lënë pikë me skuadrat e ashtuquajtura të vogla, por besoj që jemi më lartë se Teuta ndaj së cilës do të kërkojmë vetëm fitoren. Për derbin nuk po mendojmë aspak pasi përpara kemi Teutën dhe një fitore ndaj bregdetarëve do të na çonte me tjetër moral në derbi” përfunoi Batha/f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje