Süddeutsche Zeitung: Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit

25 Nëntor 2016, 19:22Bota TEMA

Në versionin e saj online Süddeutsche Zeitung e Mynihut ka botuar një analizë të gjerë të Christiane Schlötzer me titullin karakteristik “Erdogan dhe kufijtë e zemrës së tij”.

Bëhet fjalë për kritikat e përsëritura të dy muajve të fundit nga presidenti i Turqisë përvtratatin e Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne.

Revizionizmi historik i Erdogan dhe pasuesve të tij sipas gazetës ka për qëllim të godasë İsmet İnönü dhe politikat e tij ndaj teokracisë.

“Inonu ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturkut dhe njëherësh kreu i delegacionit turk në Lozanë. Pas vdekjes së Ataturkut në vitin 1938 Inonu e pasoi atë si president.

Me fjalë të tjera, Erdogan përgatit lamtumirën e qemalizmit, ideologjisë dominuese në Turqinë e sotme.

Süddeutsche Zeitung beson se “Erdogan tashmë ka arritur ta kthejë Mosulin në çështjen e brendshme të Turqisë për shkak të interesit për kurdët dhe fushave të gazit. “Ne kemi qenë të pranishëm në historinë e Mosulit”-, tha presidenti turk.

“Natyrisht ne i respektojmë kufijtë aktuale, por ne nuk mund të vëmë kufij në zemrën tonë”-shtoi Erdogan.

http://www.sueddeutsche.de/politik/tuerkei-erdoan-droht-eu-damit-grenzen…

2 komente në “Süddeutsche Zeitung: Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit”

  1. stambolliu says:

    Hajde me kembe te mare o Erdogan baba me Teaken Selanikun dhe ishujt e Egjeut ne gjirin e Turqise Madheshtore ne gjirin e Fuqise ushtsrake qe te shkep breket sidomos breket greke qe i shkepi 500 vjet si i desh k… ne Haremet e Sulltanit dhe po i shkep edhe sot ne Qipro hallall hallall Erdogan baba

  2. tfgs1 says:

    a nuk kakarisin te njejten gje edhe turkoshaket shqipfoles per nje ”gabim” apo ”padrejtesi” evropianesh per vendimin e 1913,kunder kufijeve ”reale”[marre me qitap sulltani] der ne Arta apo Monastir apo gjysmen e Malit te Zi madje der ne Torino te Italise ka pretendime pe vilajete sulltani!!!!!!!!!!!!
    kjo fare e keqe arabe nuk ka vend ne Evropi,pranimi i te cileve do te tregonte edhe fundin e Evropit……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje