Franca “zgjidh qesen”, rritet pagesa për emigrantët që kthehen vullnetarisht

25 Nëntor 2016, 11:28Bota TEMA

Duket se edhe Franca po dorëzohet përballë dyndjes së emigrantëve. Shteti po u ofron emigrantëve para që të kthehen në vendet e tyre.

Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor dhe ka për qëllim rrisë numrin e emigrantëve që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre pas çmontimit të vendbanimit të tyre që njihej si Xhungla e Calais.

Qeveria franceze ka vendosur që përkohësisht t’u ofrojë emigrantëve që duan të kthehen një shumë prej 2500 eurosh, bënë të ditur për AFP-në zyrtarë të Zyrës së Emigracionit.

Shifra e ofruar për kthimin vullnetar është rritur muajt e fundit nga 350 në 1850 në nëntor.

Pas shkatërrimit të vendbanimit të përkohshëm në Calais, mbi 7000 azilkërkues janë strehuar në qendra të ngritura enkas për emigrantët.

Zyra e emigracionit në Francë thotë se gjatë këtij viti janë kthyer vullnetarisht 3051 emigrantë, ndërsa për vitin tjetër ata kanë një objektiv prej 4500 kthimesh në vendet e origjinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje