Call center, humbje e madhe per Shqipërinë

26 Nëntor 2016, 14:39Sociale TEMA

Nëse Senati italian do të miratojë amendimet në ligjin për call center, mbyllja e kompanive që punojnë në këtë fushë në Shqipëri do të jetë e pashmangshme. Këtë e konfirmon për Monitor, Roberto Caparrota, biznesmeni Italian me aktivitet në call center.
Ai pohon se ka diskutuar dhe me drejtues të tjerë të kompanive të mëdha në Shqipëri, të cilët janë shprehur shumë të shqetësuar nga ky vendim.

Ndonëse ligji nuk i ndalon investitorët të zhvendosen në Shqipëri, kushtet që parashikohen e vështirësojnë ndjeshëm kryerjen e aktivitetit, që edhe për momentin, sipas Caparrotës, nuk ka qenë i lehtë.
Problematik është elementi që telefonuesi tashmë do jetë i detyruar të thotë vendin e origjinës. Në Shqipëri ka kompani që punojnë për ebay dhe kompania e konsideron cënim imazhi nëse tefonuesi do thoshte marr nga Shqipëria. Është e njejta gjë si për prodhuesit italianë të  veshjeve që nuk duan që të shkruhet made in china.

Sipas ndryshimeve ligjore, nëse telefonuesi nuk thotë vendin nga telefonon gjobitet me 150 mijë euro.
Caparrota shpreh shqetësimin se si qeveria shqiptare nuk ka lobuar pranë asaj të Renzi-t për të lehtësuar amendimet që janë shumë të renda për kompanitë që veprojnë këtu, kur propozimet kanë muaj që diskutohen.

Tashmë është shumë vonë, thotë ai. “25 mijë të rinj rrezikojnë të dalin në rrugë”.
Caparrota shton se ndërsa nuk mund të bëhet asgjë për të shpëtuar call center, shteti duhet të hartojë politika për të nxitur punësimin e të rinjve në sektore të tjerë, psh duke i lehtësuar nga pagesa e sigurimeve për një periudhë të caktuar kohore.

Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten. Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Deri në 2013-n, kompanitë që veprojnë në fushën e call center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Por, në 2014-2015, rritja është ngadalësuar.

Albacall ishte për të dytin vit radhazi operatori më i madh call center në vend. Ajo u zgjerua me 4% në 2.9 miliardë lekë (në 2014-n ishte rritur 35% dhe në 2013 me 60%).
Intercom Data Service (IDS) ka rimarrë veten pas rënies me 6% të të ardhurave në 2014-n. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 2.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 9%.
Rritje më të lartë ka shënuar Albania Marketing Service (Teleperformance) me 23% në 2.1 miliardë lekë.
Shtimi i konkurrencës, si rrjedhojë e numrit të madh të kompanive që po hapen në këtë treg, por dhe maturimi i tij (gjetja e klientëve të rinj po bëhet e vështirë) vlerësohet se ka ndikuar në ngadalësimin e të mëdhenjve.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012. Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35, parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.

Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.

Monitor

5 komente në “Call center, humbje e madhe per Shqipërinë”

  1. ABC says:

    Tani dilni e protestoni o njerez pa shtylle kurrizore kunder gjithe atyre politikaneve qe pengojne hapjen e bisedimeve per futjen e Shqiperise ne BE.Per hir te ca maskarenjve qe i keni si shushunja ne kurris qe nga 90-ta ju o popull idiot qe i votoni mbeteni jashte Europes,dilni e protestoni TANI!!! kunder tyre qe per hir te karrigeve qe kane zene e nuk do ti leshojne kurre ju mbajne peng derisa tju shtrydhin e tju shpelajne trurin.
    Nuk shihni sa ordinere jane me gjuhen qe perdorin ne parlament,me pasurite perrallore qe kane vene e askush nuk mundt ti kerkoje llogari sesi.per idiotizmin ashiqare qe tregojne kur i kthejne ligjin KOMISIONIT TE VENEZIAS,se nuk jane te zotet te vendosin me koken e tyre?megjithese per ate pune jane ne ato karrige?nese nuk dine te ulen te studjojne te drejten nderkombetare sic studjojne femijet tuaj qe nuk kane para te paguajne profesoret e universiteti …te mbyllen brenda e te mos dalin derisa te gjejne menyren te zgjidhin problemin qe i shtron populli…SHQIPERIA DUHET TE JETE NE EUROPE…per ju dhe femijet tuaj,per te semuret shqiptare qe enden dyerve te europes kur diagnostikohen me tumore e semundje te tjera sepse kasta e shendetsise i RRJEP se gjalli…TANI DILNI E PROTESTONI DHE jo kur ju thote Jari te shkulni rrethimet e kendit te lojrave…perndryshe rrini e ulni kurrizin si skllever qe jeni.

    1. alba says:

      vertete nje lajm pesimist per ata qe jane te punesuar ne call center mbajne veten, po nga ana tjeter per ata qe nuk e njohin realitetin call center-in ku shfytezohesh sa i takon oreve te punes, diskriminohesh ne pagese, mbase eshte koha qe te mendohet dicka alternative qe punsimi i te rinjve te orientohet ne dicka tjeter

    2. genti says:

      call center eshte nje menyre vjedhje per konsumatorin Italian kush ka punua e njeh mire kete fakt, puna aty eshte shfrytezim total

  2. Vladimir says:

    Ministria e ekonomise dhe vet Kryeministri duhet te shqetesohen e te kontaktojne ligjvenesit italiane. Ky eshte nje problem i madh kombetar.

  3. Oni says:

    Ka kaluar dekreti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje