Një dhi e lindur pa këmbët e pasme, është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, falë aftësive të saj për të mbijetuar dhe përshatur me anomalinë, nga e cila vuan.
Video e filmuar në një fermë në provincën Yunan në Kinë, e tregon atë disa muaj më pas, teksa ka arritur të mësojë të ecë normalisht, ndonëse vetëm me dy këmbët e përparme.
Sipas fermerit, askush nuk kishte besuar në fillim se ajo do të arrinte të mbijetonte, por ja ku është tani, krejt e aftë për të lëvizur normalisht. Ai tha gjithashtu se dhia, kishte arritur të mësonte vetë si të ruante ekuilibrin dhe se në fakt, nuk e kupton gjendjen në të cilën ndodhet.
Ndërkohë, përveçse është bërë virale në rrjetet sociale, ajo është kthyer edhe në një atraksion për banorët vendas.