VIDEO/ Bana Alabed, vajza nga Aleppo që po trondit "Twitter" me postimet e saj

25 Nëntor 2016, 17:03Sociale TEMA

Bana Alabed, është një 7-vjeçare, e cila jeton në Aleppo dhe është bërë mjaft e njohur falë postimeve të saj në Twitter, ku tregon jetën në qytetin e kthyer në rrënoja.

Me ndihmën e nënës së saj, ajo ka arritur të krijojë një llogari në rrjetin social, ku raporton vazhdimisht bombardimet nga avionët qeveritarë dhe frikën që ndien për veten dhe familjen.

“Mirëdita nga #Aleppo, po lexoj për të harruar luftën,” thuhet në një nga postimet e saj, ndërsa Alabed shfaqet me një libër në duar dhe një kukull mbi tryezë. Ndërsa, në fotografinë e postuar një ditë më pas, shkruan: “Mirëmëngjes nga #Aleppo. Jemi ende gjallë.”- shoqëruar me fotografinë e një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet.

Asaj i është dashur të përballet me pamjet e shokëve dhe fqinjëve të vrarë nga sulmet e avionëve të ushtrisë qeveritare siriane, ndërsa thotë se e vetmja gjë që kërkon, është që lufta të ndalojë.

3 komente në “VIDEO/ Bana Alabed, vajza nga Aleppo që po trondit “Twitter” me postimet e saj”

  1. thashethemexhiu says:

    Interesant kjo bote , qyteti rrafshuar nga bombardimet dhe lufta por Bana ne shtepi (germadhe) paskerka edhe drita dhe wifi (internet) per te karikuar celularin dhe per te shkrojtur ne twiter ,hajde ku ka vajtur bota dhe teknologjia !!!!!!!!!

  2. thashethemexhiu says:

    Interesant kjo bote , qyteti rrafshuar nga bombardimet dhe lufta por Bana ne shtepi (germadhe) paskerka edhe drita dhe wifi (internet) per te karikuar celularin dhe per te shkrojtur ne twiter ,hajde ku ka vajtur bota dhe teknologjia !!!!!!!!! Ah se harrova dhe e lare e paster dhe e krehur (uje me bollek) epo lufte eshte !!!!!!!!!!!!!! Te duket sikur “transmeton” ne twitter nga ndonje vend Europian !!!!

  3. says:

    I ka dalë situata nga kontrolli Sirisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje