Credins, një bankë për artin-një skulpturë më shumë për Tiranën

25 Nëntor 2016, 15:15Sociale TEMA

Credins Bank veç shërbimeve të shumta që ofron për klientët e saj, ofron për bashkëpunëtorët e saj edhe kënaqësinë që të jep arti. Të vizitosh ambientet e degës qendrore të Credins Bank në rrugën Vaso Pasha, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë do të shijosh edhe një ekspozitë skulpture nga artistë të njohur, por edhe studentë. Janë ekspozuar në këtë degë 34 vepra në skulpturë.

Thirrja është bërë nga vetë banka, e cila ka shpallur një konkures për  artistë shqiptarë dhe të huaj për ide në skulpturë. Credins Bank planifikon të vendosë në pranvere të vitit 2017 në hyrje të selisë një konstruksion/sklupturë monumentale. Pikërisht ky konkurs pritet të përzgjedhë punën më të mirë e cila do të vendoset në ambientet e bankës. Në një kënd të degës qendrore të Credins Bank,  mendon se je një galeri moderne arti dhe jo në një degë bankë. Skulptura me ide të shumëllojshme, zgjon kërshërinë e çdo kujt që viziton bankën.

Credins Bank shpalli një konkurs për artin, ku ftoi këto që kishte dëshirë të merrte pjesë në konkurrs duke paraqitur konceptet e tyre për një konstruksion monumental në një hapsirë publike. Seleksionimi është bërë në dy faza dhe tashmë janë 34 skulptura që presin vlerësimin e fazës së tretë, ku do të shpallen edhe 3 fitues. Credins inicioi këtë konkures për të treguar se kjo është një bankë që e mbështet artin.  Në konkures nuk ka pasur specifikime për temën, artistët ishin të lirë në paraqitjen e ideve të tyre. Në fazën e tretë me një vendim të jurisë së konkursit do të shpallet edhe dizajni çmim-fitues dhe kjo pritet të zhvillohet në muajin dhjetor.  Më pas veprës fituese do ti bëhët instalimi i  përhershëm në rrugen Vaso Pasha.

Të gjitha veprat, 34 gjithsej janë ekspozuar për publikun 24 orë në ambjentet e bankës nga datat 24 deri në 25 nëntor. Në fund të konkursit një juri e përbërë nga ekspertë te artit dhe përfaqësues të Bankës do të njoftojë një listë me tre punët me të mira prej të cilave do të jetë edhe vepra fituese. Çdo pjesëmarrës, dizajni i të cilit është nominuar në tre punet me te mira do të marre nje çmim ne vleren e  500 euro. Pas shaplljes së konkursit, me instalimin e saj, kjo skulpturë behet pjese e koleksionit te Credins bank dhe zoterohet prej saj.

Vepra fituese do të përzgjidhjen në muajin Dhjetor nga juria e përbërë nga Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, Monika Milo, Zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins Bank si dhe disa artistë, Prof. Asoc. Armand Vokshi – Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, Përgjegjës i Departamentit të  Urbanistikës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, do të jetë Anila Alite – Arkitekte, Urbaniste, Eksperte në fushën e projektimit Arkitektonik si dhe  Shpend Bengu – Artist, Pedagog i Multimedias dhe Grafikës Artistike, Ekspert i Trashëgimisë Kulturore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje