Është zyrtarizuar stadiumi i sfidës së 24-marsit që kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë përballë kombëtares italiane.
Ky takim është vendosur që të luhet në qytetin e Palermos në stadiumin “Renzo Barbera”. Lajmi është zyrtarizuar ditën e sotme që kjo sfidë të luhet në këtë qytet.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ana e FSHF-së që shkruan. “Ndeshja e radhës e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë, do të luhet në Palermo. Lajmi është konfirmuar sot në drekë. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”. Kjo është e hera e parë që këto dy skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njera tjetrën. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014” thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare.
Shqipëria dhe Italia janë ndeshur vetëm njëherë me njëra-tjetër në një sfidë miqësore ku triumfoi kombëtarja “axurre”. Tashmë të dyja ekipet janë në Grupin G, për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”./f.b
Hahahjajajaj… e bënë në brekë miqtë tanë! Vajtën e gjetën ishullin e largët, aty ku nuk kemi mundësi të shkojmë e të mbushim stadiumin… Mirë që nuk caktuan Maltën si vend për ndeshjen…
Itali – Shqiperi. 0-5.
Nuk ka rendesi se ku zhvillohet ndeshja.
Do te ndodhe si zakonisht :
Skuadra jone do te fryhet si gjel perpara ndeshjes , do te bejne deklarata bombastike , do te pretendojne se do te fitojne….dhe pastaj pas ndeshjes do te shijojme humbjen e hidhur duke gjetur si zakonisht edhe alibite e humbjes ku do te kapemi si justifikim.
Sa idiote qe jini ! Po pse , frike nga Kombetaria jone ka Italia ? Jam habitur kur ne titujt e Top chanel , kam lexuar me germa te medha ” Shqiperia do te luaje me mafien” . Po si nuk kini turp ? Me ç’te drejte ofendoni nje qytet si Palermo nje milion banoresh ? Kush ia u jep kete te drejte ? Eshte njelloj sikur canale 5 e Italise , te shkruante “Italia do te luaje me Shqiperine , mbreterine e droges ne Evrope ” . Mire do te na vinte ?
Ne stadiumin modern te Palermos “Renzo Barbera” , jane zhvilluar shumica e ndeshjeve te kombetares italiane , miqesore , eliminatore te Evropes e Botes dhe asnje federate futbolli ne Bote , nuk ka thene gjysem fjale . Shume rralle , ndeshjet e kombetares italiane , jane luajtur ne Olimpikun e Romes , apo ne San Siro te Milanos , por gjithmone ne periferi , e sidomos ne juge te vendit , ku ka me teper tifozllek dhe dashuri per kombetaren . Neve shqiptaret , mundohemi te gjejme armiqesi edhe ku nuk ka e kujtojme se na i kane me hile te gjithe . Eshte kjo Itali , qe , gjate evropianit bente e gjitha tifo me miredashje per kombetaren tone ne evropian , madje , ne te gjitha programet sportive te atyre diteve , e shprehte hapur simpatine per neve . Kombetaren tone te tanishme , qe kullon uje nga te kater anet dhe qe e mundi edhe Izraeli ne shtepi , Italia e mund me rezervat e nje skuadre te kategorise se dyte . Prandaj kujdes kur nxjerrim nga goja e nga trute , akuza femijesh , qe as nuk i shkojne ne mendje , Federates Italiane te Futbollit .