Përplasje me armë në Lezhë, i kërkuari hap zjarr ndaj policisë

27 Nëntor 2016, 13:46Kronika TEMA

Një 25-vjeçar i është arratisur Policisë së Lezhës, teksa ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.

Shtetasi Armarildo Ndoj, 25-vjeç, banues në Rrëshen është shpallur në kërkim nga policia pasi ishte dënuar me 8 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe zotërim të armëve luftarake pa leje.

Policia e Mirditës ka lokalizuar vendndodhjen e tij gjatë natës së shkuar në vendin e quajtur Kodër-Rrëshen.

Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë, shtetasi Amarildo Ndoj, ka  kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë”, thuhet në deklaratën e policisë.

3 komente në “Përplasje me armë në Lezhë, i kërkuari hap zjarr ndaj policisë”

  1. katarakti says:

    Turp. Polici muti. Te isha si Rama e kisha pushuar ne vend komandantin e toges.

  2. Nave Na says:

    Amarildo Ndoj po shkonte per vizite te djali i tezes Serxho Isufaj, por komshija e tezes Agostinela Dedvukaj lajmeroi pulicine! Vete shefi Bekenbauer Mustafa ju vu ne ndjekje!
    Pulici ma i dallum ne kete ndjekje ishte Romario Hajdari dhe Xhensila Shkaturri!
    Te gjithe personat e mesiperm nuk i perkasin komunitetit rom!

  3. tahir64 says:

    me kete kriminalitet qe ka ketu duhet vendosur diktatura, ose denimi me vdekje. ketu te vrasin per 1000 euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje