Kapet autori i vrasjes së 19-vjeçarit në Elbasan, si rodhi ngjarja

27 Nëntor 2016, 11:53Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka arrestuar diten e sotme autorin e dyshuar te vrasjes se 19-­vjeçarit diten e djeshme, Gazmend Sllami. Ai është Altin Hazizi, 20 vjeç. Policia dyshon se Hazizi e ka vrarë nga pakujdesia 19-­vjeçarin me armë gjahu. Dyshimet janë se 20-­vjeçari Hazizi, shok i 19-­vjeçarit e kishte ftuar kete te fundit qe te dilnin bashke per gjah. Ai kishte marrë edhe çiften e gjahut. Mirepo, pasi kanë dalë në kodër, 20­vjeçari e ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij.

Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e ndodhur në fshatin Guri i Zi Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e shtetasit: Altin Hazizi, 21 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore te kryera nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes. Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi Gazment Sllami, 19 vjeç banues në fshatin Guri i Zi, është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celulare. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen. Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja

Kanë qenë familjarët e tij, që rreth orës 16:00 të ditës së djeshme dëgjuan të shtënën e një arme në një kodrinë, 200 metra larg banesës së tyre. Vonesa e djalit, që kishte dalë rreth 2 orë më parë pas një telefonate dhe nuk ishte kthyer më, i ka vënë në alarm. Ata dhe kanë nxituar drejt vendit nga ku erdhi e shtëna e armës çifte dhe gjetën djalin 18­ vjeçar të mbuluar me gjak, raporton Panorama.

Familjarët menjëherë kanë tentuar ta lëvizin nga vendi me qëllim që t’i japin ndihmën e parë, duke e çuar atë në spital. Por, sipas Policisë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe mjekët pohojnë se ai ka shkuar i vdekur. Policia sapo ka marrë informacionin për një vrasje në fshatin Guri i Zi ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të marrë në pyetje si fillim familjarët e viktimës. Ata kanë pohuar për Policinë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë. Ata i pohuan grupit të hetimit dyshimin se vrasësi e ka telefonuar djalin e tyre para se të kryente krimin. “Djali nuk ka thënë në shtëpi se ku po shkonte, por menjëherë pas telefonatës, ai doli. Ne nuk është se dyshuam se kjo telefonatë ishte e fundit për djalin tonë. Ai nuk kishte asnjë problem dhe konflikt. Nuk na kishte thënë diçka të tillë”, thanë ata.

2 komente në “Kapet autori i vrasjes së 19-vjeçarit në Elbasan, si rodhi ngjarja”

  1. kujtesa says:

    Dicka kisha per te thene! Doni apo nuk doni ta botoni,seshte nje problem.
    Nis shkrimi me datelindjet e dy shokeve,viktima 19 vjec dhe i dyshuari 20 vjec.
    Pas 20 sekondash qe lexova paragrafin e pare,i dyshuari u be 21 vjec ndersa per 1 minute qe e mbarova se
    lexuari,viktima doli 18 vjec!
    A ka njeri qe i kontrollon keto shkrime apo jane dy viktima dhe dy autore!

  2. tfgs1 says:

    pune Hazizesh,varu kkkkkkkkkkk………………….pis miliet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje