Basha: Në Shqipëri i korruptuari e hajduti bëhen ministra e kryeministra (marrin dhe 230 milionë euro të Rrugës së Kombit, vrasin demonstrues)

27 Nëntor 2016, 19:32Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar banorët e Tepelenës këtë fundjavë ku ka deklaruar se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë si pasojë e keqqeverisjes, ndërsa ka ndarë me bashkëbiseduesit vizionin e tij për të kthyer pushtetin në duart e qytetarëve.

Basha tha se shqiptarët po kërkojnë në masë ndryshim dhe Partia Demokratike duhet t’i prijë kësaj vale popullore.

“Shqiptarët po ikin përsëri masivisht në kërkim të një jete më të mirë, jashtë Shqipërisë. Shkojnë në vende të huaja. Ikin nga vendi i tyre, shkojnë në vende të huaja në vende ku sistemi ofron që puna nderohet. Mundi nderohet, djersa shpërblehet. Ku hajduti dhe i korruptuari shkojnë në burg. Ndërsa këtu, puna, mundi, djersa ndëshkohen.

I korruptuari dhe hajduti bëhen deputetë, bëhen ministra, bëhen kryeministra. Bëjnë ekonomi. Kanë pushtet, kanë mirëqenie, kanë para. Premtimi ynë kryesor ndaj shqiptarëve është që së bashku me shqiptarët e ndershëm, që janë shumica absolute këtu, ne do ta përmbysim këtë realitet”, tha Basha.

Por mbi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën janë hedhur mjaft akuza të cilat i përfshijnë në akte korruptive. Mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm në 21 Janar, në mes të bulevardit, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm i Sali Berishës.

Po kështu mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e grabitjes në bashkëpunim të qindra miliona eurove nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. Basha është akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, për aferën e korrupsionit 230 milionë dollarë për rrugën Durrës-Kukës, skandal ky që ka mbetur ende i pazbardhur. Basha, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit, por i ndihmuar nga Berisha ngjiti shkallët e karrierës, duke u bërë në fillim kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe më pas kryetar i partisë.

Nga ana tjetër Berisha është përfolur për piramidat, trazirat e ’97-s si dhe për favorizimin e mjaft kompanive kur ishte kryeministër.

5 komente në “Basha: Në Shqipëri i korruptuari e hajduti bëhen ministra e kryeministra (marrin dhe 230 milionë euro të Rrugës së Kombit, vrasin demonstrues)”

  1. niki says:

    Basha ka pesuar nje goditje ne koke dhe e ka harruar te kaluaren. Gjysma e trurit, qe i perket kujteses, eshte demtuar nuk kujton me asgje.

  2. Treviso says:

    I erdhi koha qe tja beje varrin vetvetes Lulzim Basha?

  3. votuesi says:

    paska qene ne kulmin e sinqeritetit , meqense ky vete i ploteson keto kushte, po na fton ta votojme,

  4. akil ylli says:

    Zoti Mere! Je tuj vjedhe ne kusur me duket. Mu s’po me del hesapi. Po ku e le shitjen e territorit te Atdheut, Greqis, kur ishte Mins. i Jashtem?

  5. D. Didani says:

    Ore Lul Basha…degjo ketu,degjo mire,vere veth ne vesh,kurre mos harro e dalldis:” Te ishe dikush qe nuk e ke provuar pushtetin ,do te thoshja : Nuk dihet? Ndofta ben dicka ndryshe ,ndoshta i duhet Shqiperise,ndofta duhet provuar…se keshtu sic flet…duket birinxhi” Por ti mor Bash e ke provuar pushtetin ne disa poste shume te larta drejtuse! Ti or Bash as partine nuk ben dot ,qe eshte pune llafesh,pa le te besh K/Ministrin!!! Rri o Bash rehat se nuk do te provojme vetem ti ne te gjitha detyrat qe ka vendi…Shqiperia eshte nje vend ku ne cdo 10 veta njeri mendon se mund te behet K/Minister! (Me vone po,mund ta besh president…The best for You!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje