Kërcënimi i Erdoganit dhe droja e Ballkanit

28 Nëntor 2016, 09:32Rajoni TEMA

Presidenti turk Erdogan kërcënon Europën me shfuqizimin marrëveshjes për refugjatët. Në itinerarin e Ballkanit shtohet frika për një valë të re refugjatësh. Por deri tani në vendet e tranzitit nuk ka pasur masa mbrojtëse përveҁ vendosjes së gardheve kufitare.

Në një kompleks të vjetër doganor menjëherë pas stacionit qendror të autobusëve në kryeqytetin serb Beograd

mbizotërojnë rrethana kaotike. Rreth 500 refugjatë janë vendosur këtu në kushte katastrofale higjenike. Erë e rëndë nga goma të djegura makinash e mbeturina, një erë e keqe e papërcaktuar që të merr frymën. Para ndërtesës dhe depos së hekurudhës aty njerëzit shtrihen në rrugë. Të mbuluar me batanie për t’u mbrojtur nga të ftohtit. Disa lahen me ujë të ftohtë – ka vetëm një ҁesëm. Qindra vetë presin me durim në radhë, për të marrë një tas me supë zarzavatesh dhe një copë bukë. Një organizatë ndihme shpërndan këtu rreth 1000 racione ҁdo ditë. Por kjo nuk mjafton. Gjatë vitit të kaluar Beogradi ishte epiqendra e të ashtuquajturit itinerari ballkanik në rrugën e refugjatëve drejt Europës Perëndimore. Në mars itinerari ballkanik u mbyll kryesisht në kufirin mes Greqisë e Maqedonisë. Megjithatë 7000 refugjatë

kanë mundur të dalin në Serbi. Vitin e kaluar erdhën kryesisht refugjatë luftë nga Siria, djem të rinj nga Pakistani dhe Afganistani.

Disa qindra km. më tutje në juglindje të Bullgarisë në strehimoren më të madhe të refugjatëve në Harmanli presin rreth 3000 . Në Greqinë fqinjë rreth 60 000ë kthehen në Turqi. Në ishujt Lesbos dhe Chios vazhdimisht ka dhunë mes refugjatëve dhe banorëve, të cilët duan të ruajnë imazhin për të mos humbur klientelën e turistëve. Por të gjitha këto rrethana mund të jenë vetëm fillimi, i asaj se ҁ’mund të pasojë, në rast se Ankara e anullon marrëveshjen me BE-në për refugjatët duke i hapur kufijtë, ku ndërkohë jetojnë miliona refugjatë. „Ne na kërcënon një cunami prej tre milionë migrantësh”, shkruante duke dhënë alarmin gazeta qeveritare serbe „Novosti” në fundjavë. Po mendohet që në kufirin jugor me Maqedoninë të vendoset një gardh kufitar. Ka plane të ngjashme edhe në Kroaci. Një valë refugjatësh mund t’i vendosë para sfidash të reja vendet e Ballkanit. Ende ka pak politikanë që flasin për këtë problem, ndërkohë që mediet shprehin frikën për një valë ë re refugjatësh. Në rast të një fluksi si vitin e kaluar gardhet kufitare të vendosura ndërkohë nuk do të mjaftojnë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje