Presidenti i zgjedhur Donald Trump pasi foli pa doreza për Fidel Kastron, që e quajti diktator brutal, i ka lëshuar një ultimatum vëllait të tij që drejton Kubën, Raul Kastros.
“Do t’i jap fund marrëveshjes me Kubën, nëse kjo e fundit nuk do të përmirësojë marrëdhënien në interes të popullit kuban dhe kubano-amerikanëve që jetojnë në SHBA”, ka shkruajtur Trump në Tëitter.
Edhe gjatë fushatës Trump nuk e kishte fshehur se kishte qëllim prishjen e marrëdhënieve me Kubën, që u inauguruan pak muaj më parë nga administrata Obama pas vitesh të tëra izolimi.
Analistët ndërkohë shohin përpara, drejt 2018-të kur Kastro do të largohet nga pushteti.
“Vetëm atëherë do të kuptohet nëse ndryshimet në Kubë janë substanciale dhe përfundimtare”, thotë Jorge Duany, drejtor i Institutit të Kërkimit mbi Kubën, në Universitetin e Floridas.
Trump tashmë e tha fjalën e tij, dhe i ngelet Kastros të tregojë se si do të jetë e ardhmja e vendit.
Braaaavoooooooo, kallxoju egersirave komuniste se qka o pret…..
. Donald Trump dhe kesaj here vepron ne interes te Rusise. C’do te ndodhe nese Kuba sjell Rusine prana Amerikes?.
Ua rruan komunistave ky!! Poshte poshterimi!!! Liri dinjitetit!!
edhe ky ne varr shkon pas enverit, stalinit, kastros etj
Ua rruan komunistave ky!! Poshte poshterimi!!! Liri dinjitetit!!
edhe ky ne varr shkon pas enverit, stalinit, kastros etj …