VIDEO/ “Le Iene”: Si i braktisin shqiptarët fëmijët në Itali

30 Nëntor 2016, 21:20Kronika TEMA

Emisioni investigativ “Le Iene” në Itali ka sjellë rastin e disa të miturve shqiptarë të cilët deklarohen si të braktisur me të mbërritur në Itali me qëllim që të përfitojnë dokumente qëndrimi. Me anë të një kamere të fshehtë, gazetarët kanë siguruar dëshminë e disa të rinjve shqiptarë që kanë treguar rrugën që kanë ndjekur për të marrë dokumentet në Piacenza të Italisë. Me të mbërritur në Itali, ata deklarohen të braktisur dhe thonë se nuk kanë asnjë të afërm në Itali, madje nuk dinë as të flasin italisht.

“Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm. Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd”,-shpjegon shqiptari.

Ndër të tjera ai shton: “Ti thuaj që nuk kupton italisht dhe ata të mbajnë 2-3 orë për të plotësuar dokumentet e më pas të çojnë në një qendër për minorene. Është shumë e thjeshtë, kam shkuar në polici në mëngjes e në darkë i jam bashkuar të tjerëve si puna ime”.

Për të kuptuar si funksionon kjo skemë, gazetari i “Le Iene” ka udhëtuar në Lushnje ku ka intervistuar dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. “Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fituar lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë…”,- thotë një qytetare.

Ndërsa një burrë shqiptar thotë: “Shkojnë në Itali për t’u pajis me lejen e qëndrimit, 5 muaj pa mbushur 18-vjeç, kështu të japin dokumentet dhe të mësojnë edhe një zanat…”.

Për këtë rast ka folur edhe këshilltari i komunës së Piacenza, Stefano Cugini, i cili thotë se në konsullatën shqiptare nuk mbajnë përgjegjësi për këtë problem. “Unë nuk po them që këta të rinj duhet të ikin, por përderisa ata kanë prindërit e tyre, është më e drejtë që të rrinë pranë tyre. Përgjegjësia është e politikave të ndjekura nga shteti shqiptar që e di këtë situatë dhe nuk po bën asgjë për ta zgjidhur”, thotë Stefano.

Më pas gazetari i Le Iene ka shkuar në konsullatën shqiptare, dhe ku vetë konsullja i thotë se ka adresuar problemin deri tek ministri. “Ne e njohim problemin, por s’jemi qendër sociale, jemi konsullatë, s’kemi çfarë bëjmë. Kemi vënë në dijeni ministrin…”,- thotë ajo.

Në fund të emisionit gazetarët shprehen se këta të rinj po fitojnë të drejtën e qëndrimit në Itali, pa të drejtë, në vend të tjerëve që mund të vijnë nga zonat e luftës, sic është Siria./BW/

http://www.video.mediaset.it/video/iene/puntata/maisano-l%E2%80%99ultima-trovata-per-avere-il-permesso-di-soggiorno_668643.html

3 komente në “VIDEO/ “Le Iene”: Si i braktisin shqiptarët fëmijët në Itali”

  1. Zaho Pakokerama says:

    TURKU I 1470-tes DHIMITER-DITMIR BUSHATI

    Pasi beri te ditur me vetemburrje prejardhjen e tij sulltano-otomane, nga foltorja e Kuvendit, ka zgjedhur mbeturinat e nuk di se ku i ka gjetur (brenda farefisit te tij) te ngarkoje me detyra te rendesishme perfaqesimi te Shqiperise ne bote, ambasodare e konsuj si hithra rreze mureve te myshkezuara, injorante, truthare e arrogante pa te tjere per tu krahasuar ems shqiptareve fatlume.

    Ishte skandaloze te degjoje te fliste ne italisht Konsullen idiote te Milanos. Jo vetem belbezuese (marragojese) para nje problemi “populist” te njerit nga “hienat” e Berluskonit, por edhe karagjozllekun e prezantimit te saj para nje televizioni, qe edhe pse me humor pikant, arriti te diskreditoje para publikut italian edhe nje here shqiptaret dhe Shqiperine !

    Furbaklleku i hienes se pushtit pedofil Berluskoni, ishte shifra ne % qe i jepte problemit te kryebashkiakut legisto-rracist te Piaçences, Stefano Cugini, 73% ! Por ne nje tabele te prezantuar gjate programit, behej fjale per 57 adoleshte shqiptare te strehuar, nga 78 minore gjthsej.

    Pra nuk behet fjale per mijera e qindra mijera adoleshente te braktisur, edhe pse gjate intervistes me keta spurdhjake qe flisnin pa hanxhine shqip, te nxitur nga nje perkthyes qelbesire qe i provokonte qellimtazi, zbulohej “marifeti” i tyre per te perfituar nga ligji tolerant italian per kete kategori te huajsh nen moshen 18 vjeçare.

    Dhe nuk eshte e vetme Konsullja me tuta te silikonta ne te zi, e Milanos, nje tjeter u prezantua me pare ne publik, si i “brinje thyer per çeshtjet shqiptare ne Itali”, nje fare deputeti PS Gaçe, burrushi i Xhaçkes, Olta !

    “Nuk kemi shpenzuar as edhe nje qindarke nga buxheti shqiptar, per te terhequr biznesmene italiane ne Shqiperi (!)”- u mburr dhendri i Etleves dhe Fatosit. Vetem se nuk na tregoi se pas gjithe atyre konferencave (te organizuara nga Dhomat e Tregetise italiane dhe jo nga ai), se si ja arriti te binde vetem njerin prej tyre, ate te plehrave te Tozit, per te “investuar” ne Shqiperi, duke eksportuar mbeturinat e spitaleve italiane, per te mbushur boshllekun sasior te Impianteve te ngritura ne vendin tone, pikerisht ne kete perspektive kriminale te pashembullt.

    Sa me pare te hidhet ne koshin e plehrave kjo shemtire pisanjosesh antishqiptare, aq me e qarte dhe e paster do te jete aderimi i vendit ne bashkesine europiane aq te enderruar.

    Ah, ne programin ne fjale u pa edhe (me siguri) nje ish agjent i Gazidedes, ne mbrotje gati per sulm te Konsulles surrat dhjere.

  2. si gjithmone shqiptaret mashtrues ordinere per nje leje qendrimi nje ndrim emri dhe nje pjate fasule dhe shumatricet i lene tua ngjeshin

  3. WEB1 says:

    Një gjë që nuk kuptoj është ,që me gjithë lukunine e racave qe kane zaptuar italinë kur dihet që te miturit e romëve mbajnë kampionin në absolut për të mbushur strukturat sociale italiane,,,,kapen vetëm me ne.Përsa i përket këtyre dembeleve shqiptare ,një mortje që nuk i ha.Qe vine ne itali për tu droguar me kafe klubeve e për të mbushur tavllat e cigareve se për gjë tjeter nuk jane.Parazite qe nuk duan te kapin bel e shat me dorë e te punojne tokat e tyre duke i hequr riskun atyre që kanë 5 vjet që shikojnë vetëm bomba pranë pragut të shtepise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje