Një drejtues mjeti i dehur, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore që e ka ndaluar për kontroll.
Punonjësi i ka kujtuar që është nën vëzhgimin e kamerave, i ka kërkuar lejen e qarkullimit dhe më pas i ka thënë të bëjë testin e alkoolit i cili ka rezultuar pozitiv.
Por shoferi G. Mnici, krejt i ka propozuar policit që të kontrollonte edhe “letrat e tjera” të siguracionit, dhe mes tyre i ka futur 20 mijë lekë të vjetra.
Pas kësaj, natyrisht ka përfunduar në pranga, për faktin që ka tentuar të korruptojë policin.