Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në minutën e fundit. Dje në mëngjes, një miku ynë i përbashkët më tha se operacioni i fundit në Itali, rezultoi pa shpresë dhe i vetmi që vazhdonte të kishte shpresë ishte vetëm Andrea. Edhe ai vetë ndjehej ngushtë, që ishte më i dobët se Andrea në këtë betejë.
Sot nuk ia doli dot më.
Kur e kam njohur në fillim të viteve ’90, kur ishim gazetarë të rinj, më bëntë përshtypje një fakt: Askush nuk mund t’ia zhvendoste atij axhendën e vetë personale si gazetar. Ishte duke punuar tek “Gazeta Shqiptare” në vitin 1994 mos gaboj, kur iu vu dita-ditës në mënyrë manuale, të merrte kursin e dollarit në tregun e zi, që lëvizte pa ndonjë rregull të veçantë dhe ai donte të gjente mekanizmin që e lëvizte. Ishte si të kërkoje gjilpërën në kashtë, në një ekonomi pa rregulla, informale, pa prodhim kombëtar dhe pa banka e bursa.
Andrea për një muaj resht shkonte tek tregu para Bankës, mbante shënim dhe kthehej. Në fund kishte gjetur mekanizmin. Kishte krahasuar luhatjet e dollarit me autobotet e naftës që hynin në Kakavijë për në drejtim të Hanit të Hotit ku kalonin kontrabandë, duke thyer embargon me ish-Jugosllavinë. Gjithçka përputhej. Kontrabanda diktonte kursin. Shkrimi i tij i shkuitër i kishte ngrënë gati një muaj, por unë e mbaj mend dhe pas 22 vjetësh. Është rasti kur këmbëngulja të bën gazetar dhe nuk të devijon nga e vërteta. Formimi i tij bazal ushtarak dhe pastaj studimet në fakultetin Ekonomik, e bënë atë një gazetar të disiplinuar dhe ndoshta themelues i ri gazetarisë së re ekonomike, pas viteve ’90-të.
Ky tipar i tij mendoj se dominoi jetën e tij si gazetar. Ishte nga ata gazetarë që nuk i shmangej kurrë pozicionit. Mbante qëndrim edhe pse shpesh me shumë emocion dhe patetizëm, në përpjekje për t’i dhënë forcë protestës me atë që nuk pajtohej.
Drejtoi për një kohë të gjatë një projekt antikorrupsion dhe lidhjen e tij me gazetarinë inevstigative, botoi një libër për projektet korruptive të qeverive shqiptare gjatë tranzicionit, dhe mbeti një kritik i fortë kundër politikanëve që kanë kapur institucionet e shtetit shqiptar dhe i përdorin ato për të garantuar mosndëshkueshmërinë.
Deri në fund të jetës së tij edhe nga spitali vazhdoi të shkruante pa u kuptuar se vuante nga ajo sëmundje e rëndë. Përveç një rrethi të ngushtë miqsh e shokësh, ai nuk kishte dëshirë ta ndante këtë fat me të gjithë. Ishte i bindur se dhe këtë betejë do ta fitonte. Bile deri dje mbasdite mendonte se në një klinikë tjetër në Gjermani, mund t’ia dilte. Më shumë se sa bindje, ishte një shpresë që vinte nga formimi i tij i njeriut të padorëzueshëm.
Sot dështoi të parashikimin e tij si analist i sëmundjes së vet. Një herë që doli jashtë fushës së vet rezultoi i pafat si analist. Edhe pse nuk ka asnjë arsye të ndjehet fajtor për këtë, ai me siguri që është duke turfulluar për pabesinë e sëmundjes dhe gjërat që la gjysëm pa bërë, për fëmijët dhe gruan e tij që la pas. Dhe natyrisht mijëra punë të tjera që do bënte si gazetar!
Respekt dhe vleresim! U prehsh ne paqe Andrea Stefani!
Eshte e pabesueshme!
Ne kampin e Shqup-it por dhe te familjes kriminale te berrishajve ne blogjtet & portalet e tyre kane nisur ahengu dhe hedhja e fishekzjarreve se iku nje antiberishist..
Pse e shpallen feste kanibalet e Viqidolit nje vdekje te nje kundershtari ?
Duke kerkuar falje per kete material te arshivuar si nje nga me te miret te shkruar nga i ndjeri Andrea le ta kuptojne lexuesit sesa Monstra jane salinjte..qenat dhe shkelzenat qe bejne “dasem ne varreza”
ARTIKULLI ANDREAS PER 21 JANARIN
Edhe në demokraci qeveria vret, por ama “nga pakujdesia”! Dhe të vrasësh nga “pakujdesia” nuk është njësoj si vrasja e qëllimtë. Viktima ikën gjithashtu në botën tjetër, por vrasësi nuk është aq vrasës. Kjo u provua edhe së fundi, ndërsa Gjykata e Apelit dha dënime qesharake për dy nga gardistët që, sipas fakteve, është provuar se kanë vrarë protestues paqësorë më 21 janar. Vërtet kanë vrarë, por ama nga pakujdesia. Vendimi është një precedent i rrezikshëm që bie ndesh edhe me Kushtetutën e Republikës, sipas së cilës jeta e personit mbrohet me ligj. Por ç’mbrojtje zeza është kjo kur për vrasjen e personit dënohesh me një vit burg?! Një vit burg për një jetë?! Ky nuk është dekurajim, por inkurajim për të vrarë! Si precedent, vendimi i Gjykatës së Apelit për 21 janarin, është një kërcënim i hapur për jetën e çdo qytetari! Edhe sepse mosdhënia e ndëshkimit për një krim përbën në vetvete një krim.
***
Gjithë sa po ndodh është rrjedhojë negative e kapjes së gjyqësorit nga qeveria e sapolarguar. Një kapje malinje që nuk mbaron me mbarimin e qeverisë, ashta si kanceri nuk merr fund me heqjen e disa metastazave. Ndaj nuk mund të mos shquash në vendimin shpërblyes të gjykatës për vrasësit, gjurmët e gishtërinjve të kapjes së vjetër. Gjykatës që kanë dhënë vendime ekstreme kundër mediave të djeshme opozitare, sepse kështu donte qeveria e Berishës, japin dënime minimale për vrasës që mbrohen nga opozita dhe klani i Berishës! Korrelacioni nuk është aspak i rastit, por simptomë ulëritëse e degradimit të drejtësisë dhe e disa gjykatësve. Me të tillë gjykatës, mund të thuhet me plot gojën, se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të bëjë as edhe një centimetër përpara.
***
Kodi Penal i Republikës ndëshkon vrasjen nga pakujdesia me gjobë ose deri 5 vjet burg. Do kishte qenë më e ndershme që gjykatësit robotë të ish-qeverisë që aktualisht fajësohet për vrasje nga shumica e qytetarëve shqiptarë, të kishin dhënë një dënim me gjobë. Sepse edhe ndëshkimi më i rëndë i gardistëve nuk do ta kishte zgjidhur çështjen, nuk do kishte ndëshkuar vrasësit e vërtetë. Me dashje apo pa dashje, gardistët në fjalë ishin në rolin e pistoletës, por dora e padukshme që e mbajti atë, ishte lart në qeveri. Vrasjet dhe plagosjet e 21 janarit nuk janë fare vrasje nga pakujdesia, por vrasje politike të frymëzuara nga një kryeministër dhe qeveri që kujdeseshin vetëm për të mbajtur me çdo kusht pushtetin madje, edhe duke derdhur gjak protestuesish të pafajshëm. Ato nuk janë vrasje të pakujdesshme, por vrasje të kujdesshme.
***
Më 21 janar u hodhën plumba mbi protestën pra, mbi demokracinë! Shqipëria është rasti i vetëm kur zyrtarë të lartë të shtetit si kryeministri, apo ministri i Rendit të ndodhur në vendin e krimit, lihen jashtë hetimit dhe gjykimit. Shqipëria është i vetmi rast kur një kryeministër për të justifikuar përdorimin e armëve dhe vrasjet nga Garda e tij, akuzon opozitën për grusht shteti, për vrasje të protestueseve me armë që vetëm ai i ka parë, dhe kur këto akuza rezultojnë shpifje, ai nuk merret nën hetim qoftë edhe për të zbuluar pse gënjeu. Vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri t’i turret kryeprokurores për të paralizuar hetimin për vrasjet tragjike, duke e akuzuar për pjesëmarrje në puç dhe kur kjo akuzë nuk faktohet (edhe pse e hetuar nga një komision parlamentar kukull), të mos i hyjë gjemb në këmbë madje, të kërkojë edhe një mandat të ri qeverisës! Vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri të pengojë ndalimin e gardistëve nga prokuroria (me pretekste qesharake për gjoja mbrojtjen e qeverisë), duke obstruktuar hetimin e masakrës para Kryeministrisë dhe qytetari kryeministër të mos hetohet fare për këtë dhunim të hapur të ligjit për “arsye shtetërore” që vetëm ai i di. Më 21 janar u vranë qytetarë të pafajshëm nga një qeveri që e shpallte veten demokratike, Çështja shtrohet objektivisht kështu:
Më 21 janar ose ka pasur një grusht shteti të armatosur dhe të vrarët pjesëmarrës në këtë krim duhet të vriteshin në emër të mbrojtjes së institucioneve,
ose grusht shteti nuk ka pasur dhe të vrarët janë viktima të një skenari të përgjakshëm, për të cilin nuk mund të mos jenë përgjegjës titullarët e qeverisë kriminelet: Kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha. Qeveria e re, hetuesit dhe gjykatësit e ndershëm, ua kanë borxh shqiptarëve zgjidhjen e këtij rebusi dhe vendosjen e drejtësisë. Ndryshe demokracia shqiptare nuk do të shërohet kurrë, por do të vdesë bashkë me ata që u vranë më 21 janar prej qeverisë, vetëm sepse kërkuan drejtësi! Do të vdesë e vrarë nga pakujdesia jonë ndaj drejtësisë.
RIP ANDREA
mos u merzisni,te till jane qe te gezosh me vdekjen e tjetrit do te thote te gezosh me vdekjen e femijve te tu.shum shpejt eshte ne kokat e tyre Andrea nuk ishte bur kurve si antaret e shqypit po ishte njeriu me i nderuar,qoft i paharuar dhe ngushellime familjes ne kok te zenit
Andrea Stefani ishte nje burre qe nuk ndryshonte me eren. Respekte.
RIP
Andrea Stefani ishte zeri i shqiptareve per nje Shqiperi me te drejte.
Uroj paqe te perjetshme ne boten e pa të metë!
Zoti e meshirofte dhe e pranofte prane tij, ne parajsen e perjetshme.
Kjo vdekje dhe humbje e parakohshme, e rende per shoqerine tone le te sherbej si nje moment reflektimi
per te gjithe. Ti matim veprat, fjalet ne raport me dashurine, ne raport me Zotin dhe ligjin. Te mendojme per diten e fundit, te mendojme per boten tjeter. Njeri, kupton qe je kalimtare, udhetare shume i perkoheshem ne kete bote shume te trazuar. Mos u jep pas kamjes makute, fale dashuri dhe drejtesi, ji i vertete dhe altruist.
Ngushellime familjes dhe le te lutemi per shpirtin e Andreas.
P.S Mendoj se duhet nje studim i institucione perkatese per trendin galopant te kesaj semundje midis shqiptareve. Shqiptaret per dite e me shume po i vret kanceri. Duhet studim per te gjetur shkaqet se cfare i bashkon me njeri – tjetrin keto raste. Eshte urgjence kombetare.
Faleminderit paraprakisht per publikimin e komentit,
Pedagogu
undefined
undefined
Ngushellime familjes dhe faleminderit Andrea per gjithcka ke bere per kombin tend.
undefined
undefined
undefined
Pas nje jete plot debate , u prehte ne paqe ! Ngushellime familjes ,te afermeve e gjithe atyre qe e donin !
ANDREA STEFANI MERITON NJE RESPEKT TE VEçANTE PER PROFESIONALITETIN GAZETARESK DHE KARAKTERIN E QENDRUESHEM.
Andrea Stefani, nje gur kilometrik qe do te ndricoje pergjithmone ne maloren e veshtire te demokracise shqiptare.
Modeli i gazetarite ye ndershem.
Ngushellime familjes.
R.I.P. Andrea.
Goni
Sa dhimbje …i qoftë i lehtë dheu dhe u kujtoftë sic ishte Andrea Stefani.
Ngushëllime familjes dhe respekt për Andrean.
Respect the vecante per Andrean.
respek respekt respekt per kete gazetar te pa perkulshm
Ishte nje nga gazetaret me te guximshem qe kam pare neper studiot televizive..! Ishte i pakompromis. Humbje e madhe per ne te gjithe..! Ngushellime familjes se Andrea Stefanit.
THANK YOU ANDREA .
prehu ne paqe shqiptar i mire. u paste lene uraten familjareve. ngushellime.
I trishtuar po ndihem per humbjen e ANDREAS.
Nje gazetar dhe opinionist nga me te miret e Shqiperise,ku mendimet dhe fjalet e tij shprehnin ndenjat dhe opinione te miat dhe te mijra njerzeve qe skemi ze.Sinqeriteti i ketij njeriu te mencur dallohej qarte kur fliste ne tv.Mendje e hapurAndrea.Thanku Andrea.WE WILL MISS YOU
R.I.P ANDREA STEFANI
Ngushellime familjes Stefani dhe te afermeve te tij,per humbjen e parakoheshme te njeriut te tyre te shtrenjte!Ndarja nga jeta e zotit Andrea Stefani,eshte gjithashtu nje humbje e madhe e gazetarise, sepse humbi nje pene e forte analize dhe konkluzionesh te dobishme,eshte nje humbje e madhe e debateve televizive,ku zoti Stefani me argumentat e tij faktike dhe korrekte,te deklamuara me pathos,ngjallte shprese se me korrigjimin e tyre jepej mund te permiresohej dicka per mire.Humbje eshte dhe per gjithe dashamiret e shkrimeve dhe debateve te tij,sepse zoti Stefani ishe nje ze i fuqishem i tyre…
U prehte ne paqe!
Andrea do te mbetet si nje udherrefyes per ata qe e duan drejtesine, hidherim pa fund per gjithe te dashurit i tij, U PREHTE NE PAQE
I paharrueshmi ANDREA!
Sa shume do na mungoje!
do na mungoje neper ekrane gazetari me objektiv ne trajtimin e temave qe diskutohen neper mediat shqiptare …u prehesh ne paqe o njeri i mire…o gazetar i mire…o shqiptar i mire.
ngushellime families
Kritik i pa lodheshm ndaj Qeverive te Korruptuara te Shqiperise. Mbaj mend qe nga vitet 1995-1996 me ka bere nje interviste. Kritikonte me te drejte, sepse donte te behej me mire Shqiperia dhe ne radhe te pare qytetaret e saj.
Ndjese Paste. Ngushellime familjes
Dheu i qofte i lehte,atje ku do prehet !
Ngushellime familjes !
Duke lexuar biografine e Andreas,me terhoqi kapitulli i kursit ditor te lekut, me volutat kryesore nderkombetare.
Do ta kishte me te lehte,po te punonte kambist disa muaj,per te gjetur mekanizmin.
Ofert-Kerkese e shoqeruar me abuzime !
Po mundohem ta vazhdoj.
Ne ate kohe monedha nderkombetare me e forte,ne tregun valutor shqiptar ishte US $ !
Tregu shqiptar i volutes,punonte I orjentuar nga Banka Qendrore,por jo ne kohe reale,por dy dite me vonese me kursin ditor nderkombetar.. Pothuajse te gjithe kambistet,nuk dinin te punonin me bursen nderkombetare,por orjentoheshin sipas kursit ditor te Bankes se Shqiperise.
Me te fortit,siç queshin ne ate kohe,çantat e medha,benin ligjin,duke sjell luhatje te forta para se te grumbullonin voluten qe deshironin,kryesisht US $.
Befas shperthen kontrabanda e naftes,kambistet e Shkodres sollen ne Tirane, sasira shume te medha te markes gjermane,te cilat kapnin shumen e rreth 4 miljonve ne dite.Kjo shume shkonte ne Greqi,nepermjet kambisteve te Korçes,ku konvertohej ne US $,dhe jo me vone se nje dite futej ne tregun valutor te Tiranes. Ne ate kohe tregu valutor i Tiranes konsumonte rreth 3 miljon US $ ne dite !
E pa besushme dhe e trishtushme per vdekjen e para kohshme Te Andrea Stefanit Ai luftoj pa pompromis per Te drejtat e mohuara t popullit ishte gazetar I talentuar Shkrimet e tij na Jepnin force besim ne Te ardhmen Stefani nuk do Te harrohet kurr kurr ne shqiptaret e ndershem dhe patriot Prandaj duhet vlersuar shume si pishtar i gazetarise shqipetare Mendoj qe unioni I gazetarise Te propozoj titullin me Te larte Te gazetarise ne diten sotme.Eshte nje humbje e madhe per vendin ngushullime familjes Te afermit shokeve miqeve dhe Te gjithe popullit perulem me respekt me Te math
Në paqe iu prehtë shpirti Andreas, këtij gazetari e analisti të aftë e të përkushtuar, luftëtar i të vërtetës kundër çdo shkelje antiligjore a padrejtësie, debatues i zjarrtë dhe bindës! Ngushëllime të pëzemërta familjes së tij!
Ishte antagoniost me te gjith,i pelqente mendja e tija pa limit,ishte nje mbrojtes I madh I Ortodoksizmit Greko-Serbe qe edhe pse jane vetem 10% e popullsise ne shqiperi ai mendinte dhe propozonte se ai 10% me kulture primitive Sllavo-Greke duhej te kontrollonte shtetin shqiptar etj,etj,.Ishte nje gazetaruc qe I mungonte debate I civilizuar ,ishte ekstrimist i te gjitha kategorive.
Fuck you,Mentari.
humbje e madhe per forcat demokratike te verteta te vendit.
Nuk dija per veprimtarine e tij te gazetarise investigative kaq te rendesishme sic cileson editoriali.
Faleminderit per perpjekjet tuaja per te gjithe ne zoti Stefani.
Per fat te keq ikin me te talentuarit e analizes shqiptare,ndersa ca morra tip Fevzo tip Qimi rrojne pa dinjitet
Nje semundje e poshter qe zakonisht prek presidente dhe ish presidente….I pa harruar le te jete dhe punen e Tij uroj ta vashdojne shoket e tij qe nuk jane pak.Ngushellime familjes ,te aferme dhe shokeve te tij.Qofte e lehte balta qe do te bjere mbi Te!.
Ngushlime familjes se Andreas per humbjen e bashkshortit, femijeve per humbjen e babait te perkushtuar,PS per humbjen e avokuatit me besnik te saj. Andrea ishte nje njeri qe besonte tek e majta por me shume tek rilindja dhe ndyshimi me ty o Marre Kellira eshte se ai ishte vetem i majte ndersa ti o Kellire ishe i djathte dhe si kellire qe je u bere me i majte se vete te majtet, di duhej te kishe shkuar ne pidh te sateme.
AndreaStefani hero i gazetarise shqipetare U prehsh ne paqe .
U prehte ne paqe. Megjithese duke qene se ishte luftetar i Rilindjes shendetesia falas nuk duhet ta kishte lene te ndrronre jete pertej detit se e sigurte qe do thone e helmoi Saliu. Edhe nje here ngushellime Andreas.
Ngushellime familjes….
Një trishtim i thellë,lajm i pa besueshme për shqipëtarët përparimtare dhe tërë kombin ,një lajm i beftë i zymtë të largimit nga jeta të njeriut të mrekullueshëm analistit të klasit parë antikonformistë ANDREA STEFANI. IKU PA ZHURMË nga kjo jetë.U shkëput një yllë i gazetarisë dhe filozofisë shqiptare ,kjo është një dhimbje e madhe për familjen dhe për kombin .Nuk i thonë kot se aty ku mungon Luani ,Majmuni bëhet mbret .Edhe majmunët e TV-Klanit mbret do bëhen.
undefined
respekte zoti Andrea Stefani.
ke qene qiri ndriçues perkundrejt vlerave te lirise dhe demokrazis
Ngushellime me te sinqerta familjes te te ndjerit andrea stefan.i u prefshe ne paqe, dhe te qofte i lehte dheu .se pari ishe nje shqipetar adhtetar ,i cili luftove deri ne minutin e fundit me padrejesin ne shqiperi.se dyti ishe nje gazetar opioniste teper korrekte dhe ne opinjonet dhe shrimet tuaja .u prfshe ne paqe edhe nje her
U prehte ne paqe!!!! Me shume respekt dhe keqardhje per humbjen e nje prej qytetareve qe i duhen me shume ketij vendi!
Respekte Andrea Stefani! Ngushellime familjes.
Do na mungoj Andrea u pref ne paqe.