Vdekja e Stefanit, Ministrja Kodheli: Lamtumirë o mik i mirë!

3 Dhjetor 2016, 18:05Sociale TEMA

Ndarja nga jeta e analistit dhe gazetarit të njohur Andrea Stefani ka sjellë edhe reagimet e para të personave publikë.

Është Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila përmes një statusi në Facebook, ka shprehur hidhërimin e thellë për mikun e saj të ndarë nga jeta.

“Një tjetër mik i mirë largohet nga jeta. Jam e pa fjalë për humbjen e parakohshme të Andreas. Lamtumirë djalë i mençur, penë e fortë, baba i devotshëm, djalë, vëlla e bashkëshort i mirë, qytetar i drejtë e i guximshëm! R.I.P. #AndreaStefani” tha Kodheli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje