Astrit Behari nuk gjen dot ngushëllim për fatin mizor të dy nipërve të tij 4 dhe 7 vjeç, të cilët u mbytën me tel nga babai i tyre, Naim Toshi, ndërsa fajëson vajzën e tij, Marselën për ngjarjen makabre që tronditi gjithë opinionin publik. 65-vjeçari nga fshati Kraps i Fierit dje deklaroi se të bijën e ka bërë hasha dhe se nuk do ta shikojë me sy sa të ketë jetë.
Ai tha se nuk u ka besuar veshëve kur ka dëgjuar lajmin në televizor për vdekjen tragjike të dy fëmijëve. Ndërsa, dje bashkë me të birin kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku dhe morën pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vogëlushëve si dhe të babait të tyre vrasës.
Astrit Behari dhe djali i tij kanë kërkuar që Marsela të mos lejohej të merrte pjesë në varrim, por të mbahej në ambientet e Komisariatit të Policisë së Korçës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes dy familjeve në krushqi. Babë e bir janë dridhur nga dhimbja dhe kanë qarë teksa u kanë dhënë lamtumirën e fundit dy nipërve të tyre.
Pavarësisht situatës së nderë, “GSH” ka intervistuar babain e 22-vjeçares Marsela Toshi (gjyshin e dy fëmijëve të vrarë). Me lotët që i shkonin çurg faqeve, 65-vjeçari u shpreh se nuk do ta falë kurrë të bijën për gjëmën që ndodhi, por as Naumit që bëri atë krim të llahtarshëm.
Zoti Astrit, mund të na thoni si e mësuat ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy nipërit tuaj të mitur?
E dëgjova në televizor. Pashë gjithçka në televizor. U tmerrova kur dëgjova se çfarë u kishte ndodhur dy nipërve të mi. Më dridhej zemra çdo sekondë, sa herë thoshin se dy djemtë e vajzës sime ishin mbytur me tel teksa ishin në gjumë (qan). Nuk ka gjë më të rëndë për një prind se kjo që ndodhi. Vajza ime dhe dhëndri le të merrnin rrugët. Të bënin çfarë të donin me jetën e tyre, por me fëmijët çfarë patën? Si mundën të arrinin deri në këtë pikë. Nëna dhe babai të bëhen mizorë për fëmijët e tyre! Është krim, krim, krim! Zoti mos ua faltë atë që kanë bërë!
Ju po fajësoni dhe vajzën tuaj për vrasjen e fëmijëve të saj?
Po. Vajza ime është fajtore për këtë tragjedi që ndodhi.
Si ishte marrëdhënia e vajzës suaj me bashkëshortin e saj, Naum Toshin?
Ata vetëm grindeshin me njëri-tjetrin. Na e kishin nxirë jetën edhe ne. Marsela ishte e martuar më parë dhe solli në jetë djalin e madh. U nda nga burri i parë, sepse grindej edhe me atë dhe nuk shkonin me njëri-tjetrin. Edhe me burrin e dytë, e njëjta histori. Vajza ime është fajtore, sepse nuk e dëgjonte bashkëshortin. Nëse donte liri, ime bijë të mos martohej. Këtë ia kam thënë me qindra herë. Ja ku përfunduam tani (qan).
Sipas jush, pse ndodhi krimi?
Unë u kam thënë edhe krushqisë, sepse nuk mund të rrija pa ardhur për t’i përcjellë në banesën e fundit nipërit e mi. Marsela deri një ditë më parë ishte vajza ime, sot (dje) atë e kam bërë hasha. Nuk dua ta shikoj më me sy sa të kem jetë. Ajo shkatërroi çdo gjë, mori në qafë dy engjëj. As Naumit nuk ia falim kurrë që bëri atë krim. Me veten e tyre të bënin çfarë të donin, por jo me dy fëmijë të pafajshëm që u vranë duke fjetur (kap kokën me dorë nga dhimbja.
po nuk u vjen turp qe i jeni ZE ketyre Kafsheve?! Vetem ne Shqiperine tone te kalbur nga injoranca edhe varferia ndodh qe per hir te moralit idiot braktiset vajza ne fatkeqesine e saj me te madhe sic eshte humbja e femijeve. Ky kafshe baba edhe gjitha palacot e tjere qe e gjykojne, ne vend qe ta mbeshtesin kete vajze se nuk eshte gje tjeter vecse nje viktime e fatit te saj te keq ( ku shkaktar kryesore ka qene edhe babi i vet kafshe), i jane sulur duke i dhene shkelmin final ( sikur te mos i mjaftoj gjema qe i ka ndodh). A mjere ne!!! Mjere ne per faktin se ne cfare mizarabiliteti jetojme!!
Perpara se te bej moral per mediat pa moral, qe n’a servirin kete palacollek,ky qelbesire-baba-gjysh duhet te jape xhevap pse e braktisi vajzen e tij qe femije e vogel, e s’deshi te dije fare per rritjen e saj.
Nese naim toshi eshte vrasesi I dy Djemve te vegjel,baba-muti I Marseles ,ekstremisht fatkeqe, eshte nje vrases I heshtur ,ne cdo dite te femijerise se tmerrshme te vajzes se tij.Keto fjale te tij I shoh si nje solidaritet me te ngjashmin e tij ,vrases dhe parazit,,,dhe si vijim te perbindshmerise se tij te paepur ndaj krijeses se vet.
Per Marselen ,,,,ferri nuk qenka per t’ju ndare derisa te mbylle syte,,,derisa t’i bashkohet Djemve te saj;po aq fatkeqe sa ajo.
Po hajduti nuk ka faj ere? Ti je bashkefajtor ne kete tragjedi , ndersa vajza eshte viktime e fatit te saj te keq…prehshin ne paqe dy enjgjejt….kemi kapur fundin si popull me poshte ska Ku te veje….
O meshkuj mos u martoni me kurvat qe u eshte bere pidhi si kuti votimi
Hahahahahaa
S’keni turp që flisni kështu? Kaq shumë i urreni gratë që vendosin për jetën e tyre?
Burri vret dy fëmijë dhe ju prapë e gjeni hapsirën për të urryer gratë.
Eshte kultura e dobet familjare qe kemi ne shqiptaret…. Shanim greket ne fillim per shthurje… pastaj italianet, pastaj anglezet etj. etj. Harrojme veten tone… Une jetoj NE Itali per shume vjet tashme dhe them me bindje te plote qe kane kulture dhe shume, shume me te ndershem nga femrat shqiptare. Kur shikoj femrat tona (jo te gjitha – se ka shume gra shqiptare shume te ndershme dhe punetore) se si vishen…. nuk i dallon dot nga prostitutat e rruges… Dhe me e keqa eshte se ato kete e quajne zhvillim, modernizim, emancipim… Che tristezza. Nuk jam kurre per dhunen, POR THJESHT NDARJE….. Lere te jetoj NE INJORNCEN e saj.
Qe vajza u kantandis ne kete gjendje, shkaku kryesor je ti morgen Maskara. Ti dhe nena e saj jeni jeni shkaktaret kryesor te kesaj tragjedie.