Rezultatet e para nga zgjedhjet e zhvilluara sot në Maqedoni tregojnë për një garë të ashpër ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Besa në mesin e partive shqiptare.
Të dhënat fillestare janë dëshpëruese për BDI’në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.
Ndërkaq, në kampin maqedonas, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, duket shumë mirë përballë VMRO-DPMNE’së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.
Rezultatet e para zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë pritet të dalin pas orës 21:00.
Nderkohe sipas raportimeve nga terreni në fshatin Debresh të Gostivarit fitore ka shënuar Aleanca për shqiptarët
Aleanca 653
Bdi 601
Lsdm 202
Besa 170
Pdsh 122
Në fshatin Pirok të Tetovës fitore ka shënuar BDI 644 vota që vijon nga BESA 528 dhe Aleanca për shqiptarët 451, PDSH 170, LSDM 205 .
Në fshatin Poroj të Tetovës fitore të papritur ka shënuar BESA 470 vota që vijon nga PDSH 410 dhe BDI 280, Aleanca për shqiptarët 210 e katërta ndërsa një numër të madh ka fituar edhe LSDM 80.
BESA ISLAME E ARDHMJA E SHQIPETAREVE
SHQIPTARET si gjithmon fije fije.