Ministri i Brendshëm, njëherësh kreu i PS të Tiranës Saimir Tahiri ka shfrytëzuar një takim me gratë socialiste për të lëshuar sinjale të forta kundër drejtësisë, që sipas tij funksionon si koorporatë.
I pranishëm në Forumin e gruas së PS, Ministri i Brendshëm Sajmit Tahiri u ndal tek zbatimi i reformës në drejtësi. “Ata duan që ta mbajnë peng reformën në sistemin e drejtësisë. Ne duam dhe po bëjmë ç‘është e mundur ta çojmë para. Përballë kemi ata që janë të lidhur në korporatën, e cila ka vënë nën thundër sistemin e drejtësisë.
Për cdo lidhje që kanë me sistemin e drejtësisë dhe për mënyrën sesi kanë korruptuar me favore politike dhe jo vetëm të gjithë ata që sot në sistemin e drejtësisë përfaqësojnë pjesën më të korruptuar dhe më të padenjë për të qenë brenda dhe për të presupozuar dhënien e drejtësisë ndaj qytetarëve. Se gjërat e mëdha nuk bëhen dot as brenda ditës, as brenda një nate, as brenda një muaji, as brenda 4 viteve, por të paktën ne mund të fillojmë ti zgjidhim problemet madhore”, është shprehur Tahiri.
Forumi i Gruas së PS ka filluar riorganizimin e tij, ku është zhvilluar edhe dëgjesa me kandidatët për kryesinë e këtij forumi. Deputetet Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka kanë pranuar se ende ka shumë punë për të drejtat e grave dhe për të frenuar dhunën ndaj tyre.
Riorganizimi i Forumit të grave socialiste, ka bërë një bilanc për punën e bërë deri tani për të drejtat e grave. Por mbështetur edhe në ngjarjet e fundit të krimit brenda në famlje duket se jemi ende jemi larg me zhdukjen e fenominit të dhunës ndaj grave.
“Organizimi i ri që po bëjmë, gara brenda forumit, rritja brenda anëtarësisë të gjitha janë një kusht i domosdoshëm që gratë dhe vajzat në të gjithë janë një kusht i domosdoshëm që gratë dhe vajzat në të gjithë vendin të na shohin si zërin dhe ëndrrën e tyre për të nesërmen e Shqipërisë Europiane”. Deklaroi Xhaçka.
Ndërkohë që deputetja Blerina Gjylameti ka nënvizuar se “Për fat të keq shohim që ende në shoqërinë tonë kemi raste ku gratë dhe vajzat dhunohen. PS ka treguar se gratë dhe vajzat dinë të dëgjojnë dhe të përcjellin zërin e të gjitha vajzave. Le të rritemi brenda vetes dhe të sjellim të gjitha ato gra dhe vajza plot energji qe vetëm një grua mund të ketë për të dhënë kontributin e tyre të çmuar”.
Forumi i Gruas së PS zhvilloi një dëgjesë me kandidaturat për kryesin e forumit për degën e Tiranës.